Kategoria Superiore Shqipëri

Daja: Nuk e konsideroj formalitet çerekfinalen e kthimit me Teutën

Skënderbeu do të luajë nesër çerekfinalen e kthimit të Kupës së Shqipërisë. Me fitoren 2-0 në “Niko Dovana”, duket se korçarët janë me njërën këmbë në turin tjetër të këtij kompeticioni. Teuta, nga ana e saj, nuk ka forca për të mbajtur “dy kunguj nën sqetull”, sepse rrezikon shumë mbijetesën në Superiore.

Në këtë kuptim, përplasja në fjalë mund të shërbejë si një test kontrolli për të dyja palët, në prag të ndeshjeve tepër të rëndësishme në kampionat. Trajneri Ilir Daja, megjithatë, kërkon gjithmonë maksimumin nga të tijtë. Në konferencën e sotme për shtyp, ai ka nënvizuar:

“Nuk do ta quaja formalitet ndeshjen e kthimit me Teutën, edhe pse kemi bërë një hap të mirë, duke fituar 0-2 në transfertë. Specifika e Kupës është e tillë, me 180 minuta, kështu që do të respektojmë 90-minutëshin e radhës. Syni është të kthehemi në performancën që kemi pasur, pse jo ta përmirësojmë atë. Formacioni? Jemi të dyzuar dhe po diskutojmë me stafin. Ka një anë që po e trajtojmë, atë se kush do që të veshë fanellën e Skënderbeut, ka 6 ditë kohë të tregojë formën e vet dhe të na thotë: jam edhe unë këtu, pjesë e rëndësishme e ekipit. E dyta është se ndonjë lojtar, që ka pasur probleme shëndetësore, siç është Jashanica, i cili ka edhe një dëmtim të lehtë, mund ta ruajmë. Do të shohim se çdo të bjëmë nesër, rotacion apo minutazh për ritmin e duhur.

Është bërë filozofi e klubit tashmë që t’i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës. Jemi të fokusuar te Teuta, pasi nuk kemi mbyllur ende asgjë. Nuk ke të drejtë të gabosh në Kupë. Natyrshëm që 11  pikë diferencë në kampionat na japin qetësi, por që të nesërmen e ndeshjes me Flamurtarin kemi folur dhe duam ta ruajmë këtë standart, pse jo ta thellojmë më tej, duke përmirësuar lojën tonë. Edhe vjet, siç kam diskutuar edhe me grupin, në kalimin e 4 tureve ka ndikuar ritmi, nuk ishte rastësi. Ishte një fazë e 4-t shumë e mirë, ku i fituam të gjitha ndeshjet, përveç njërës, që ishte e izoluar dhe nuk dua ta përmend. Për inerci bëmë atë paraqitje në Europë. Të mos kënaqemi me këtë që kemi arritur, por të vazhdojmë të përmirësohemi. Pas Teutës do të fokusohemi te Kamza, me të cilën kemi dy barazime në këtë kampionat. Kjo bën që ta vlerësojmë maksimalisht, sepse në fund të fundit, 3 pikët janë njësoj si ndaj Flamurtarit dhe Kukësit, ashtu edhe ndaj Kamzës, Teutës etj. Pozitive për ne është që i gjithë kontigjenti i lojtarëve është në dispozicionin tone, veç Vangjelit, i cili mungon për kartonë”.

 

Related posts

VAZHDON SHKËLQIMIN/ Bardhi nuk di të ndalet, përsëri gol në Turqi për ish-mesfushorin e Partizanit (VIDEO)

Delo.autor

RRËMBEU VËMENDJEN NË “AIR ALBANIA”/ Gjyqtarja seksi që i dha “shkëlqimin” derbit me… format bombastike (FOTO)

Delo.autor

SPIKAT DUELI MES TOMORRIT DHE BYLISIT/ Kategoria e Parë luan javën e 8-të, ja takimet e sotme

Isa.Autor

Leave a Comment