Futboll International

De Rossi: “Italia? Edhe mund të rikthehem, por pastaj zëvendës i Spallettit, ose Di Francesco”

Daniele De Rossi dhe përfaqësuesja Italjane janë një marrëdhënie e mbyllur pas dështimit të Azzurrëve për tu kualifikuar në Botërorin Rusi 2018, por që tani duket se mund të rihapet sërish. Kapiteni i Romës, në fakt nuk përjashton rikthimin e tij me fanellën e përfaqësueses italiane, ndonëse kjo do të varet nga qëllimi i trajnerit të ri të kombëtares së Italisë që pritet të zgjidhet së shpejti. “Lamtumira kombëtares? Mendoj se pas asaj ndeshje me Suedinë u mbyll cikli për disa prej nesh, për më tepër, kur dështohet, nevojitet të bëhet ndonjë hap prapa. Tani do të zgjedhin trajnerin e ri, do të duhet parë, ka futbollistë të fortë. Por unë kombëtaren e kam parë gjithmonë si një familje, ndaj nuk është se kam vënë ndonjë mur, pikë mbaroi. Mbase, nëse trajneri kujtohet për mua, dhe mendon se shërben, duke thënë se ka nevojë për mua, atëherë … ndonëse vitet janë ato që janë, gjithmonë 34”, deklaroi De Rossi i intervistuar nga revista ‘Il Calciatore’.

 

“Edhe pse mund të quhet utopi, di se jam më pranë tërheqjes nga futbolli tani, por ëndrra që më mbetet është që të fitoj diçka të madhe me Romën. Ne jemi të fortë, por di se ka edhe më të fortë se ne, gjithsesi nuk mund të ndal së ëndërruari, ndonëse kjo do të thotë se do të stërvitesha më ngadalë, do të ushqehesha më keq dhe të flej më vonë. Më pëlqen jeta që bëj, dhe e di se do të vuaj kur të tërhiqem. Çfarë do të bëj pasi të kem varur këpucët në gozhdë? Nuk më pëlqen kollarja, ndihem më mirë me këpucët e futbollit në këmbë. Mbase trajner? Edhe mundet, besoj se të jem zëvendëstrajner do të ishte diçka që mund të më shkojë përshtat, ku i dihet, mbase me Di Francesco, ose Spalletti, ose të tjerë, me të cilët jam ndjerë mirë. Kështu po, të qëndroj akoma në fushë dhe të përjetoj dhomën e zhveshjeve, pa kostum e kollare”, deklaroi De Rossi vetëm 48 orë përpara përballjes së Romës ndaj Shakhtar Donetsk, e vlefshme për të tetat e Champions League.

Related posts

VEPRIM I ÇUDITSHËM/ I futi gishtin në prapanicë kundërshtarit, lojtari francez e pëson rëndë (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Boateng jep “recetën” se si Bayern Munich mund ta neutralizojë Ronaldon

Sadik.Autor

SONDAZHI NË ITALI/ Ja skuadra më e PËLQYER dhe më e URRYER. Befasia quhet…

Isa.Autor

Leave a Comment