Futboll Seria A Sport

Edin Dzeko zbulon golin më të bukur të karrierës

Edin Dzeko zgjodhi tre golat më të bukur të Champions League me Roma-n dhe pranon se ai ndaj Chelsea-t ishte mbase më i bukuri i karrierës së tij.

Sulmuesi boshnjak ka folur për Roma TV për të zgjedhur tre golat e tij të preferuar këtë sezon.

Ai zgjodhi golin ndaj Shaktar në 1/8-at: “Ne mbrojtëm mirë si ekip dhe pritëm që ata të bënin gabimin që të luanim në kundërsulm, siç bëmë për golin.”

Dy golat e tjerë të zgjedhur ishin të dy ndaj Chelsea-t në Stamford Bridge, duke nisur me golin me kokë pas krosit të Kolarov.

“I thashë Alex-it të krosonte në shtyllën e parë. qëndrova në pozicion jashtë loje përpara se ta godiste, për t’u siguruar që të isha i pamarkuar. Alex e dërgoi aty ku doja.

“Goli i parë ishte padyshim goli më i bukur i sezonit, mbase goli më i bukur i karrierës sime. Gjithmonë kisha ëndërruar të shënoja gol të tillë, pasi nuk është i thjeshtë. Jam krenar për atë gol”

Related posts

VETËM 3 JAVË PËRGATITJE/ UEFA publikon kalendarin e vitit 2022, ja kur do të kthehen klubet shqiptare në Europë

Delo.autor

SUPERSFIDA/ Formacionet zyrtare: Athletic Bilbao – Real Madrid

Isa.Autor

Rusi 2018, 12 arenat ku do të zhvillohen betejat më të “EGRA”

Sadik.Autor

Leave a Comment