Futboll Premier League Sport

Gareth Bale dëshiron të rikthehet te Tottenham Hotspur

Ylli i Real Madridit, Gareth Bale, është i kënaqur që ish-klubi i tij, Tottenham Hotspur ka shprehur interesimin për ta rikthyer atë në londër.
 Bale ka dal në shitje nga presidenti i Realit, Florentino Perez, i cili thuhet se ka pranuar oferta konkrete nga Chelsea dhe Liverpool.

Megjithatë, siç raporton “Don Balon”, Bale e ka bërë të qartë se prioriteti i tij është që të kthehet në Tottenham.

Tottenhami është favorizuar nga Bale dhe nëse ata mund të mbajnë Harry Kanen, ish-ylli i Spurs do të hidhej në shans për t’u kthyer në “White Hart Lane”.

Për Florentinon, Bale vlerësohet rreth 100 milion euro, por sipas mediave spanjolle uellsiani mund të transferohet edhe për një shifër më të ulët.

Related posts

HAKIMI “TREMB” INTERIN/ Agjenti: Po, e kërkon… Bajerni

Delo.autor

“DËGJOJ TË PËRMENDEN EMRA CILSORË”/ Trezegue zbulon objektivin numër një të Juventus

Delo.autor

PANUCCI ME DHIMBJE KOKE/ Mavraj pa ekip, mbrojtësi kërkon më shumë se sa i ofrohet

Isa.Autor

Leave a Comment