Futboll Seria A

Gatuzo nuk fshihet më: Duam Ligën e Europës, rrogat i marrim paradhënie!

Rezultati i ndeshjes së parë ndaj Ludogoretsit është një mburojë e mirë në kuadër të kualifikimit, por mos ia thoni Gatuzos, ndaj ndeshja e sotme në “San Siro”, në orën 21:05, ofron tema të reja.

Shansi i titullarit për Andre Silvën dhe ndonjë tjetër, në mënyrë që të integrohen në skemat e Milanit të Rinos, është vetëm një nga temat që trajneri kuqezi preku në konferencën e djeshme për shtyp.


NDESHJA – Siç thamë, rezultati 0-3 në transfertë nuk lë vend për shumë stres, por megjithatë trajneri duhet të bëjë detyrën dhe deklaron: “Shqetësimi më i madh është nënvlerësimi ndeshjes. Nuk duhet të luajmë më zjarrin, sidomos ata që do të zbresin në fushë titullarë. Një pjesë e djemve kanë luajtur shumë dhe duhet të pushojnë, ndaj do të ketë disa shanse për të tjerët. Lojtarë nga ekipi i të rinjve nuk do të luajnë, pasi rivali meriton respekt, ndaj titullarët duhet të më tregojnë sa vlejnë dhe të hedhin në praktikë ato që kemi studiuar gjatë javës. Fakti që jemi në garë në tre fronte, nuk na lejon të gabojmë në asnjë aspekt sepse, si nën menaxhimin tim, ashtu edhe në atë paraardhës, kemi lënë më shumë pikë se sa duhej. Kjo skuadër i ka të gjitha parametrat për të synuar trofeun”.


KLUBI – Zërat mbi Jonghong Li dhe gjendjen e tij ekonomikë u zbehën paksa nga deklarata e vetë maniatit kinez. Një pjesë tjetër të pyetjeve e mori përsipër Gatuzo, i cili për mediat sqaroi: “Nuk jam i shqetësuar për asgjë në lidhje me klubin sepse çdo gjë funksionon dhe ne e shohim çdo ditë. Rrogat vijnë me përpikëri, madje edhe para kohe, ndërsa Fasone me Mirabelin më kanë siguruar që edhe arkat janë në rregull, ndaj në nivel organizimi gjithçka mund të quhet e përsosur. Nëse gjërat ecin mirë dhe nuk na mungon asgjë, përse u dashka të shqetësohemi? Për një futbollist parametrat janë rroga dhe organizimi dhe këto dy aspekt janë më se në rregull. Nëse Bonuçi flet me krerët e bën për ndonjë premoi, çdo hamendësim tjetër për probleme është totalisht i rremë”.

SHANSI – Duke vijuar diskutimin, Gatuzo rrëfeu se Milani e kishte paguar Porton dy muaj përpara kohe për Andre Silvën, me klubin luzitan që ishte shprehur i habitur. Dhe meqë tema ishte sulmuesi portugez, Rino sqaroi: “Ai djalë duhet ndaluar ndonjëherë. Tri ditë në javë stërvitet mbi goditjet dhe lëvizjet, ndaj besoj se ndaj Sampit e patë se çfarë është në gjendje të bëjë. Si sulmues është normale që të jetojë për golat dhe duhet të zhbllokohet, sa për të tjerat jemi të kënaqur. Është një djalosh i heshtur dhe do ngacmuar, por besoj se di si të futem në kokën e tij. Ju konfirmoj që nesër është radha e tij”.

Related posts

FOTO/ Chievo-Udinese, rezultati dhe statistikat e pjesës së parë

Q.Autor

PAS HUMBJES NDAJ KUKËSIT/ Trajneri Stojku nuk pranon të flasë, ja justifikimi…

Delo.autor

FITORJA E “ÇMENDUR” NË “ELBASAN ARENA”/ Flet mesfushori Gjasula: Ja pse e mbaj maskën…

Delo.autor

Leave a Comment