Futboll

Gazetari e pyet për klubin e ri, Balotelli jep përgjigjen që nuk e priste askush!

Mario Balotelli e konfirmon se dëshiron të rikthehet në ekipin kombëtar, por nuk e di nëse do ta thërrasë trajneri i përkohshëm Luigi Di Biagio.

I pyetur për të ardhmen, sulmuesi italian dha një përgjigje që befasoi gazetarin e revistës së njohur “Tiki-Taka”, shkruan “Football-Italia”.

Pas qershorit ku do transferoheni? “Do vij të punoj gazetar në redaksinë e “Tiki Taka””, tha Balotelli me shaka.

“Dallimet ndërmjet Ligës 1 dhe Serie A? Serie A është më taktike, kampionati francez është më fizik.

“Kam gjetur qetësi në shtëpi. Sekreti është shtëpia ime, në vitet e fundit unë kam pasur disa probleme fizike të cilat nuk i kam më këtu në Francë. Kjo ka bërë që të jem i kënaqur me këtë situatë”, përfundoi ai.

 

Related posts

SUPER SFIDA JUVENTUS-MILAN/ Marchisio: “Kuqezinjtë” janë më të fortë, ja çfarë duhet të bëjnë “Bardhezinjtë”

Delo.autor

“Tradhëtoi” PSG-në/ Motta sugjeron zëvendësuesin e tij

Sadik.Autor

LIVE/ Kukësi – Kastrioti: Dyfishojnë verilindorët, Rexhinaldo i bën të gjitha vetë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment