Bundesliga Futboll Sport

Hoeness: Kimmich flet budallallëqe, nuk ka shpenzime të çmendura në merkato

Presidenti i Bayern Munich Uli Hoenes ka mohuar zërat se kampionët e Bundesliga-s do të shpenzojnë shifra të çmendura në merkaton e verës.

Megjithëse Bayern nuk arriti të shkonte më larg se gjysmëfinalja e Champions League dhe humbi në finalen e Kupës ndaj Frankfurt, Hoeness nuk mendon se skuadra ka nevojë për një revolucion, megjithëse Joshua Kimmich e kishte cilësuar sezonin si tepër zhgënjyes.

“Është një budallallëk i madh,” shprehet Hoeness mbi komentet e Kimmich.“Mendoj se ka qenë një sezon i jashtëzakonshëm.“Me siguri nuk do të bëjmë blerje 100 milionë euro këtë vit. Pak a shumë do ta nisim sezonin me ekipin aktual, le të shohim se çfarë do të bëjë Kovac me të.

“Na duhen një apo dy lojtarë që mund të paraqiten në maksimum në ndeshjet e rëndësishme, dhe jo kur luajmë ndaj ekipeve më të dobëta.“Ata që nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë, do të shiten. Por nuk dua të përmend emra.”

Related posts

DINAMO MPOSHTI ERZENIN NË TRANSFERTË/ Shikoni festën e lojtarëve pas triumfit në dhomat e zhveshjes (VIDEO)

Delo.autor

GAFA NË BOTËROR QË I KUSHTOI SHTRENJTË/ Portieri: Kishin të gjithë numrin tim, më kërcënuan me jetë

Delo.autor

LIVE/ Laçi-Teuta: Starton pjesa e dytë, Laçi do të mundohet të regojë me 10 lojtarë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment