Futboll Sport

Humbi penalltinë ndaj ish-ekipit, kampioni i botës akuzohet nga tifozët

Një vit pas transferimit te Spezia, Alberto Girlardino pritet të largohet. Ditën e premte thuhet se ai do t’i komunikojë klubit largimin e tij. Kampioni i Botës thuhet se e ka vendosur klubin e ardhshëm, por akoma nuk e ka konfirmuar.

Alternativa mund të jetë që ai të qëndrojë te Spezia, si pjesë e stafit teknik ose menaxher. Por mesa duket tifozët e ekipit nuk janë dakord me këtë lëvizje, dhe duan largimin e tij.

Ishte pikërisht ai që humbi penalltinë ndaj ish-ekipit të tij Parma. Një ndihmë e madhe në retrospektivë, duke parë që ka ndihmuar Parma-n të ngjitet në Serie A.

Penallti e humbur me dashje?

Gilardino është sulmuar nga një grup tifozësh në qendrën stërvitore të Spezia-s. Dhe kjo mbase mund të ketë bindur sulmuesin të largohet përfundimisht.

Akuzat e tifozëve që kanë cënuar moralin dhe integritetin e tij do të detyrojnë ish-lojtarin e Milan të largohet pas 6 golave në 16 ndeshje.

Related posts

NDARJA NGA JETA E TALENTIT TË SKËNDERBEUT/ Babi i ish-futbollistit: Nuk kishte frikë se do vdiste, ja çfarë më thoshte

Delo.autor

BROJA NJË LOJTAR I MADH EDHE JASHTË FUSHE/ Shikoni çfarë bën sapo shikon një tifoz shqiptar në tribunë (FOTO)

Delo.autor

MOTO GP/ Quartararo fiton përsëri, “Doktor” Rossi kthehet në podium

Delo.autor

Leave a Comment