Futboll International

Italia në vështirësi për trajner, Costacurta: Pak kohë në dispozicion

Kombëtarja Italiane e Futbollit vijon të jetë pa trajner, pas largimit të Gian Piero Venturës, pasi dështoi ta kualifikojë skuadrën në Botëror. Për miqësoret e marsit është vendosur që ekipi të drejtohet nga Gigi Di Biaggio, ish mesfushor i Interit dhe aktualisht trajner i Italisë U-21.

Edhe Federata Italiane ka mbetur pa president, teksa për momentin po drejtohet nga një i komanduar, ndërsa detyrën për të gjetur trajnerin e ri, ia kanë ngarkuar Billy Costacurtës, ish mbrojtësit të Milani.

Gjithsesi, duket se situate nuk është aspak e lehtë dhe vetë Costacurta ngre alarmin për kohën e shkurtët në dispozicion.

“Duam të emërojmë një trajner të denjë për kombëtaren e Italisë, por emrat që mund të çojnë këtë ekip aty ku i takon, janë të gjithë nën kontratë dhe nuk mund t’i kontaktojmë. Conte, Mancini, Ranieri, por edhe Allegri, janë emrat që na pëlqejnë, por nuk negociojmë dot, pasi janë nën kontratë”, u shpreh Costacurta.

Mediat italiane nga ana tjetër raportojnë se favorit është pikërisht Roberto Mancini, që pritet të prishë kontratën me Zenitin në fund të sezonit dhe të marrë drejtimin e Italisë.

Related posts

Nuk kanë fund problemet te Arsenal, “ylli” i skuadrës konfirmon largimin

Sadik.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Përfaqësuesja Gjermane zbulon të ardhmen e trajnerit Low, ja vendimi që merr për teknikun…

Delo.autor

SHKËNDIJA-NOMME KALJU/ Shënohet goli i parë nga kjo gafë e portierit, ja “perla” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment