Futboll

Jorge Sampaoli lë jashtë Dybalan dhe Icardin për miqësoret e marsit

Trajneri i Argjentinës Jorge Sampaoli ka publikuar listën më 26 futbollistë të cilëve u ka dërguar ftesë për dy ndeshjet e Marsit me Italinë dhe Spanjën dhe ajo që bie në sy është lënia lashtë e Paula Dybalas dhe Mauro Icardit, ndërsa Gonzalo Higuain është pjesë e të besuarve të tij për këto dy sfida.

Edhe pse Sergio Aguero ka pësuar një dëmtim në stërvitje me Manchester City-n dhe mund të mos luajë në këto dy miqësore, Sampaoli ka vendosur ta grubmullojë.

Kjo listë nuk është përfundimtare dhe mund të ndryshojë në maj, gjithsesi është një sinjal për Dybalan dhe Icardin (sidomos për sulmuesin zikaltër), se duhet të bëjnë shumë gjatë pjesës së mbetur të sezonit për ta merituar ftesën.

Bie në sy në këtë listë prania e sulmuesit të ri Lautaro Martinez, “bomberit” të Racing de Avellaneda (në muajin qershor pritet të transferohet tek Interi në Serinë A), që ftohet për herë të parë në përfaqësuese.

Lista e Argjentinës:

Portierë: Romero, Guzman, Caballero.

Mbrojtës: Rojo, Funes Mori, Fazio, Otamendi, Acuna, Tagliafico, Mercado, Bustos.

Mesfushorë: Mascherano, Paredes, Lo Celso, Biglia, Banega, Di Maria, Salvio, Pablo Perez, Maxi Meza. Sulmues: Higuain, Messi, Aguero, Perotti, Pavon, Lautaro Martinez.

Related posts

I JASHTËZAKONSHËM/ Messi driblon çdo kundërshtar dhe shënon super gol (VIDEO)

Delo.autor

PËRBALLJA ME SAMPDORIAN/ Milani humb yllin e mesfushës. Ja lista me lojtarët e grumbulluar

Delo.autor

E KËRKON ME ÇDO KUSHT NË “OLD TRAFFORD”/ Manchester United vendos, ja ylli që do të sakrifikohet për Sancho-n…

Delo.autor

Leave a Comment