Champions League Futboll Sport

Jurgen Klop bëhet me dhimbje koke, një tjetër lojtar rrezikon finalen e Champions-it

Jurgen Klop bëhet me dhimbje koke përpara finales së madhe të Champions-it përballë Realit të Madridit. Trajneri gjerman tha se Milner nuk ishte në skuadër në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Brajton, pasi vuante një dëmtim.

 

Ai gjithashtu pranoi se lojtari nuk ishte stërvitur gjatë gjithë javës dhe së bashku me Çambërlein dhe Emre Çan tashmë të dëmtuar, mund të bëjë edhe pa Milner në mesfushë. “Është një dëmtim i vogël. Por është aq serioze, saqë nuk mund ta përfshinim në ndeshjen e fundit”, tha Klop pas fitores 4-0 ndaj Brajton në kampionat.

 

“Shpresojmë që ai të rikthehet. Por duhet ta pranojmë dhe të mendojmë në një zgjidhje tjetër”. Milner ka qenë një lojtar i rëndë- sishëm në lojën e Liverpulit dhe falë tij skuadra është më e matur. 32-vjeçari tani është në luftë me kohën për ndeshjen ndaj Realit më 26 maj në Kiev. Klopit i duhet të zgjedhë një mesfushë të ekuilibruar në rast se Milner nuk do t’ia dilte të ishte pjesë e skuadrës. Ndërkohë, Çambërlejn që vuan një dëmtim në gju të pësuar në ndeshjen ndaj Romës për gjysmëfinalen e Champions-it.

Lajm i mirë për tifozët e Liverpulit është fakti që Adam Lallana është aktivizuar për 15 minuta në ndeshjen ndaj Brajtonit.

“Më vjen mirë për të, ai është një opsion i mirë për ne. Por sa kohë mund të luaj ai? Këtë nuk e di. Ai është stërvitur me minutash të plotë me skuadrën dhe është një mundësi e mirë për ne”, përfundoi Klop.

Gjermani ka një sfidë të vështirë, pasi reparti i mesfushës duhet të jetë i gatshëm për të përballuar kualitetin e kundërshtarëve në finale. Reali cilësohet si skuadra me mesfushën më të mirë në Europë.

Related posts

KOMISIONI I DISIPLINËS MERR VENDIMIN/ Tirana nis me zakonin e gjobave, dënohen futbollistët e…

Delo.autor

Nëse largohet nga Real Madrid, ky do të jetë klubi i ri i Casemiros

Sadik.Autor

Heynckes: Nuk kam moshë për të, dua ta shmang “dushin e birrës”…

Sadik.Autor

Leave a Comment