Futboll

KATEGORIA SUPERIORE/ Zhgënjimi i përforcimeve, Flamurtari vetëm dy fitore në 2018-ën

Mund të flitet për mungesa, gabime të arbitrave apo dëmtime. Të gjithë elementë që ndikojnë në futboll, në një sezon të gjatë dhe të ngjeshur. Megjithatë, është fakt që është Flamurtari ka humbur shkëlqimin e gjysmës së parë të sezonit.

Ecuria në vitin 2018 është treguesi më i qartë. Vetëm 2 fitore në tetë ndeshje të luajtura pas pauzës dimërore. Sukseset me Partizanin dhe Lushnjën u shoqëruan nga humbja me Skënderbeun në fillimin e muajit shkurt, me vlonjatët që ishin “match point”-in për të hapur luftën për titullin dhe dy barazime me Kukësin dhe Teutën.

Prej startit të muajit mars, rezultatet kanë qenë shumë larg pritshmërive, me tri humbje në tri ndeshjet e fundit ndaj Luftëtarit në shtëpi dhe në trasfertat me Vllazninë dhe Laçin. Ecuri që shkaktoi rënien në renditje, me Flamurtarin që nga një skuadër e cila kishte shanset më të mëdha ta mbyllte kampionatin në vendin e dytë, tashmë rrezikon edhe vendin e tretë.

Zhgënjimi më i madh ka ardhur nga përforcimet e merkatos së janarit. Nga Muarem Muarem e Nedeljković për të vazhduar me Tounkara. Ky i fundit, i huazuar me bujë nga Lazio e ka parë fushën aq rrallë, sa vështirë ti japësh një vlerësim, qoftë edhe negativ. Për Muarem përshtatja u vështirësua nga dëmtimet, ndërsa trajneri Duro nuk e ka fshehur se priste më tepër nga Nedeljković.

Afrimet e dimrit ishin studiuar me kujdes dhe marrëveshjet u mbyllën prej muajit dhjetor, ashtu si nuk ka vepruar asnjë skuadër tjetër e kampionatit. Megjithatë, edhe kjo nuk mjaftoi. Në Vlorë vazhdojnë të shpresojnë se makineria mbresëlënëse e ndërtuar nga trajneri Duro do të rikthehet të funksionojnë ashtu si në dy fazat e para, me kapitenin Busic, Danilo Alves dhe Fisnik Zukën, i vetmi i cili ka bindur nga blerjet e janarit, që kanë detyrën të ringrenë kuqezinjtë.

Related posts

PARADOKSI TEK INTER/ Trajneri Conte, sa më pak ka topin aq më shumë fiton

Delo.autor

“RACIZMI ËSHTË NJË PROBLEM NË FUTBOLL”/ Gazidis: Serie A nuk është e prapambetur, por ja ku çalon gjithçka

Delo.autor

PËR HERË TË PARË NË HISTORI/ Ukraina fiton Botërorin e 20-vjeçarëve

Delo.autor

Leave a Comment