Champions League Futboll Sport

Kievi është gati, Real kthen 1000 bileta, anglezët kanë probleme me fluturimin…

Dy ekipet kanë mbërritur në Kiev. Në fillim Real, që u sistemua në hotel “Opera” (i njëjti që priti Spanjën para finales së fituar ndaj Italisë në Euro 2012) dhe më pas Liverpool që u akomodua në “Intercontinental”. Nesër pasdite, pas stërvitjeve të fundit në stadiumin “Olimpik” do të bëhen edhe vizitat mjekësore.

Madrid është komplet dhe Zidane i ka marrë me vete të gjithë lojtarët në përbërje, mes të cilëve dhe Luca, djali i tij, portieri i tretë, që të shtunën do të shkojë në tribunë, bashkë me pesë futbollistë të tjerë. Për Klopp të dëmtuarit janë tre: Oxlade Chamberlain, Matip dhe Gomez, ndërsa janë riaftësuar Emre Can dhe James Milner.

Në kryeqytetin e Ukrainës ka nisur atmosfera e festës: ka pasur shumë kaos në aeroport me tifozët që po vërshojnë. Shumë njerëz kanë pritur ekipet para hoteleve, me kore të shumta sidomos për Real Madrid, teksa disa nga rrugët janë mbyllur për makinat duke krijuar trafik.

Ndërkohë, ashtu si kishte bërë të ditur presidenti i UEFA-s, Ceferin, Real Madrid ka dorëzuar 1000 biletat më shumë se Liverpool që kishte marrë për këtë ndeshje. UEFA ka bërë të ditur se këto bileta nuk do të shiten, për të mos krijuar problem përplasjesh me tifozët e Liverpool. Këto 100 vende do të qëndrojnë bosh për arsye sigurie.

Ndërsa tifozët e Liverpool janë përballur me disa probleme duke qenë se 1000 prej tyre kanë mbetur në tokë si pasojë e problemeve të një agjencie avionësh carter me autoritet e aeroportit në Kiev.

Related posts

LIVE/ Suedia e papërballueshme, Meksika nuk ndal euforinë e nordikëve (VIDEO)

Isa.Autor

UEFA BËN GATI DËNIMIN E RËNDË/ Një tjetër kombëtare rrezikon përjashtimin

Delo.autor

BASKETBOLL/ Historike, Teuta shpallet kampione e Shqipërisë pas 66 vitesh

Delo.autor

Leave a Comment