Futboll

Kristi Vangjeli, pa mëshirë për Teutën: Duam ta mbyllim kampionatin sa më shpejt

Skënderbeu do të luajë nesër me Teutën, në “Niko Dovana”, shumë afër vendit ku ka zhvilluar edhe përgatitjet për këtë ballafaqim të javës së 25-të të Superiores.

Me petkun e kryesuesit bindës të kampionatit, skuadra e Ilir Dajës do të synojë të mos dalë pa gjë nga kjo transfertë, edhe pse përballë do të ketë “djemtë e detit”, që luajnë “për jetë a vdekje” deri në fund të sezonit, për të siguruar mbijetesën. Në konferencë për shtyp, një ditë përpara kësaj sfide, ka dalë mbrojtësi Kristi Vangjeli.

Ai ka nënvizuar ndër të tjera: “Teuta është në një gjendje të vështirë, por mendoj se nuk e meriton të jetë në atë pozicion. Jemi të përgatitur mirë për të arritur objektivin tone, që ta mbyllim kampionatin sa më shpejt dhe të dalim nga kjo ndeshje me 3 pikë.

Kemi një grup të jashtzakonshëm lojtarësh si skuadër. Besoj se përballjet me ekipet e fundit dhe të kreut kanë shfaqur diferencat e mëdha, por shkëputja jonë ka ndodhur për shkak se kemi fituar si brenda, edhe jashtë ndaj rivalëve direktë.

Pra, kemi qenë më të mirë. Rivaliteti i viteve të fundit me Teutën? Ne jemi përgatitur si në çdo ndeshje për të marrë më të mirën, ashtu siç edhe ja kemi dalë në vitet e kaluara ashtu besoj se do ia dalim dhe nesër për të marrë 3 pikët”.

Related posts

“A ËSHTË ME TË VËRTETË NJË YLL?” Portieri Courtois “fundos” sulmuesin e Manchester United

Delo.autor

KA TËRHEQUR VËMENDJEN E KLUBEVE TË MËDHA/ Ky mesfushor është më i mirë se Pogba (FOTO)

Delo.autor

“BAJRAMI TITULLAR NDAJ INTER?” Trajneri i Empolit ja bën surprizë: Do ta marrë lajmin prej jush

Delo.autor

Leave a Comment