Futboll Sport

Kroacia publikon listën paraprake, 7 futbollistë nga Seria A

Kur kanë mbetur edhe 24 orë nga afati final i publikimit të listës paraprake të lojtarëve që do të grumbullohen për të qenë të gatshëm për në Botëror, trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliç ka treguar 35 futbollistët me të cilët do të punojë për të shkuar në Rusi.

Nuk ka asnjë surprizë nga lista paraprake e trajnerit Daliç, teksa vihet re një prani e lartë e lojtarëve që luajnë në Seinë A, plot 7 të tillë.

Kujtojmë që nga kjo listë paraprake, në fund trajneri kroat do të duhet të zgjedhë vetëm 23 futbollistë, të cilët do t’i marrë me vete në Rusi.

Portierë (4): Danijel Subasic (Monaco/FRA), Lovre Kalinic (Gent/BEL), Dominik Livakovic (Dinamo Zagabria), Karlo Letica (Hajduk Spalato).

Mbrojtës (12): Vedran Corluka (Lokomotiv Mosca/RUS), Domagoj Vida (Besiktas/TUR), Ivan Strinic (Sampdoria/ITA), Dejan Lovren (Liverpool/ENG), Sime Vrsaljko (Atletico Madrid/ESP), Josip Pivaric (Dinamo Kiev/UKR), Tin Jedvaj (Bayer Leverkusen/GER), Matej Mitrovic (Club Brugges/BEL), Borna Barisic (Osijek), Zoran Nizic (Hajduk Spalato), Duje Caleta-Car (Red Bull Salisburgo/AUT), Borna Sosa (Dinamo Zagabria).

Mesfushorë (8): Luka Modric (Real Madrid/ESP), Ivan Rakitic (Barcellona/ESP), Mateo Kovacic (Real Madrid/ESP), Milan Badelj (Fiorentina/ITA), Marcelo Brozovic (Inter/ITA), Marko Rog (Napoli/ITA), Mario Pasalic (Spartak Mosca/RUS), Filip Bradaric (Rijeka).

Sulmuesë (8): Mario Mandzukic (Juventus/ITA), Ivan Perisic (Inter/ITA), Nikola Kalinic (Milan/ITA), Andrej Kramaric (Hoffenheim/GER), Marko Pjaca (Schalke 04/GER), Ante Rebic (Eintracht/GER), Duje Cop (Standard Liegi/BEL), Ivan Santini (Caen/FRA).

Related posts

KJO NUK PRITEJ/ I shpëtoi VDEKJES, Sir Alex FERGUSON kthehet tek Man United

Isa.Autor

MERKATO E VERËS/ E ardhmja e mbrojtësit Rugani në dyshim, hidhet në sulm klubi i Serie A…

Delo.autor

DORTMUND MERR TRAJNERIN E RIVALËVE/ Tifozët reagojnë ashpër: Largojeni derrin pa karakter

Delo.autor

Leave a Comment