Futboll Sport

Ky është “Bisha”, futbollisti me më shumë kartona të kuq në historinë e futbollit

Por jashtë Kolumbisë, Bedoya njihet vetëm për një  gjë: kartonat e kuq. Për të qenë të saktë plot 47. Kjo e bën atë zyrtarisht lojtarin më të “pisët” të historisë së futbollit. Gjatë një karriere 20-vjeçare nga viti 1995 deri në vitin 2015, ku ka ndryshuar 12 klube në Kolumbi, Argjentinë dhe Meksikë, Bedoya është përjashtuar nga 45 ndeshje. Përjashtimi i 46? Pas vetëm 21 minutash në rolin e trajnerit të Independiente Santa Fe. Pasi skuadra e tij pësoi gol ai iu hakërrye gjyqtarit për 10 minuta pa pushim deri sa u urdhërua të dilte ngjitej në tribunë.

Dhe vetëm javën e kaluar e pa veten sërish në vështirësi kur bëri sherr me trajnerin e ekpit kundërshtar gjatë një ndeshje mes Santa Fe dhe Millonarios. Përveç përjashtimit mori edhe një pezullim 3-javor. Dënim shembullor, por për Bedoya-n, kjo është bukuria e futbollit, sepse iu përgjigj pikërisht kështu gazetarëve që e pyetën për ngjarjen e shëmtuar.

I mbiquajtur “Bisha”, Bedoya kishte fizikun e duhur për të luajtur si mesfushor shkatërrues dhe ndonjëherë tërhiqej edhe në mbrojtje. Por përpos cilësive, problemet e tij disiplinore u vunë re që në fillim, kur u përjashtua pesë herë gjatë sezonit të tij të parë me Deportivo Pereira-n, në 45 ndeshje. Megjithatë, Deportivo Cali u bind që ta blinte. Dhe çuditërisht pavarësisht 14 kartonave të kuq në 136 ndeshje, ai e ruante vazhdimisht vendin e tij si titullar deri sa shijoi suksesin me klubin në vitin 1998.

Më pas erdhën vitet te Club Puebla në Meksikë dhe Boca Juniors ku në mënyrë të habitshme nuk shënon asnjë përjashtim me klubin argjentinas. Kartoni i kuq më famëkeq që regjistrohet në karrierën e tij është marrë në vitin 2012, kur luante me Santa Fe në derbin e Bogota kundër Millonarios. Pasi nuk kapi dot një top që erdhi në zonën e tij nga këndi, goditi me brryl kundërshtarin Yohnny Ramirez. E ndërsa ish-shoku i tij i skuadrës rrinte i shtrirë në tokë, Bedoya i nguli edhe takat në kokë. Karton i kuq për të, por edhe për tre të tjerë të përfshirë në sherrin masiv që pasoi. Ishte kartoni i 41-të i kuq për të, por pas ndeshjes tha: “Normalisht nuk sillem kështu”… Gjithsesi për këtë veprim u pezullua për 15 ndeshje.

Kur ishte 25 vjeç, në kulmin e tij, ai formoi një dyshe fantastike bashkë me Mario Yepes në mbrojtjen e Kolumbisë që i dha vendin edhe trofeun e vetëm, Kupën e Amerikës. Por edhe pse mbetet një figurë kontraverse në Amerikën e Jugut emri i tij nuk do të harrohet kurrë.

Related posts

Sfida ndaj Interit, Strakosha favorit për të startuar

Q.Autor

HAZARD e pranon: Doja të transferohesha tek REALI në verë, ja PLANI I RI në merkato

Isa.Autor

LIVE/ Kukësi-Partizani: Përfundon pjesa e parë, vendos goli i Malës (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment