Futboll La Liga Sport

LA LIGA/ Bartomeu: Nuk i themi lamtumirë Iniestës, sezonin tjetër duam “tripletën”

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka dalë në mbrojtje të qartë të trajnerit Ernesto Valverde. Në fakt u ngritën pikëpyetje pas disfatës në Romë, por Bartomeu vlerësoi trajnerin e tij, duke larguar të gjitha thashethemet: “Sezoni ka qenë i shkëlqyer, me dopietë trofesh të fituar, të cilët mbajnë “vulën” e Ernesto Valverde.

Ai i ka përmbushur mjaft pritshmëritë e krijuara. Dopieta ka shumë vlerë. La Liga është më e mira në botë, në vlerën e futbollit, dhe ne e kemi fituar atë shtatë herë në dhjetë sezonet e fundit. Champions-in e kemi humbur në një ditë, por ekipi u ngrit dhe humbja e forcoi grupin.

Natyrisht, e kemi të qartë misionin për sezonin e ardhshëm: do të luftojmë për tripletën. Që nga viti 2005, kemi grumbulluar 32 tituj në futboll. Ne kemi fituar më shumë në këtë epokë dhe pasohemi nga Bayern Munich, me 25 tituj. Iniesta? Një krenari e klubit tonë, sepse përtej cilësisë së tij, është një pikë referimi për integrimin.

Ne nuk i themi lamtumirë Iniestës, pasi jam i sigurt se do të rikthehet në shtëpi. Ne do ta presim atë me krahët hapur. Momentit politik që po ndodh? Barcelona nuk dëshiron të përdoret, por kërkon respekt për të gjitha format e lirisë së shprehjes. Është e papërshtatshme që fanellat e verdha të rikthehen përpara një ndeshjeje futbolli. Ne gjithmonë do t’i mbrojmë partnerët tanë”.

Related posts

FSHF “shpërfill” ekipet fituese në futbollin shqiptar

Sadik.Autor

PARAQITJET E MIRA ME SAUTHEMPTONIT/ Armando Broja pritet titullar sonte ndaj Leisterit

Delo.autor

INTRIGA ME PORTIERIN DONNARUMMA/ Zbulohet prapaskena e “lamtumirës”, Juventus e nxori blof

Delo.autor

Leave a Comment