Futboll Sport

Laçi i plotë, për objektivin Europë kundër Kamzës në transfertë

Laçi shkon me moralin e duhur në sprintin final të sezonit. Kurbinasit që kanë edhe finalen e Kupës përpara vijnë nga 3 rezultate pozitive, dy fitore dhe një barazim, por mbi të gjitha grupi më në fund është i plotë në dispozicion të trajnerit Gentjan Mezani. Infermieria është boshatisur prej kohësh ndërkohë që braziliani Esquerda është drejt fundit të programit riaftësues, pas operacionit të kryer në menisk. Fantazisti bardhezi do t’i bashkohet grupit në seancën stërvitore të së enjtes, edhe pse aktivizimi i tij ndaj Kamzës mbetet në dyshim.

Megjithatë rikuperimi i 28-vjeçarit shihet si një lajm shumë i mirë për sfidën e fundit me Teutën dhe mbi të gjitha për finalen e Kupës së Shqipërisë me Skënderbeun. Laçi është në garë për të siguruar pjesëmarjen në Europa League edicionin e ardhshëm, me vendin e 4-ët që do t’i dhuronte zurtarisht kurbinasve një verë europiane, diçka që mungon prej vitit 2015, kur triumfonte në Finalen e Kupës së Shqipërisë me Kukësin. Për të shkuar më të qetë në finalen me Skënderbeun, së pari skuadra e drejtuar nga Gentjan Mezani duhet të sigurojë matematikisht dhe vendin e 4-ët, pozicion që synon edhe Partizani.

Këtë fundjavë Laçi shkon në një transfertë të vështirë, atë ndaj Kamzës që luan për mbijetesë, megjithatë forma e treguar në javët e fundit ka shtuar entuziazmin tek bardhezinjtë. Reginaldo ka shënuar 4 gola në 3 përballjet e fundit, një ritëm i kënaqshëm për të por edhe për vetë ekipin. Një skuadre të vogël i mjaftojnë kaq pak për të ndryshuar humorin, që mbetet arma kryesore në përmirësimin e rezultateve.

Related posts

Ekipi i gabuar më kërkoi/ Mane zbulon refuzimin që i bëri gjigantëve të Premier League

Isa.Autor

DËSHIRON TË GJEJË NJË “RRUGËDALJE”/ Navas nuk dëshiron të vazhdojë më në Madrid, Destinacioni që e tërheq atë është…

Isa.Autor

“DUA TË BËHEM IKONË SI CANA TEK SHQIPËRIA”/ Selahi: Nuk jam maqedonas, ju tregoj lojtarin që ndjek si shembull

Delo.autor

Leave a Comment