Futboll International

Materazzi: Nuk e urrej Zidanen. E dua, sepse….

Marco Materazzi rikthehet të flasë për episodin e famshëm të finales së Berlinit të vitit 2006 në intervistën e dhënë për të përditshmen “Libero”. “Unë nuk e urrej Zidane, edhe pse shumë janë të këtij mendimi, – tha ish-mbrojtësi zikaltër. – E dua Zidanen, jo sepse më dha një goditje me kokë, por sepse më dha një Kupë Bote”. Materazzi ka folur edhe mbi mosshkuarjen e kombëtares axurre në Botërorin e kësaj vere, që do të luhet në Rusi: “E kam përcjellë me keqardhje të madhe eliminimin e Italisë. Në fakt, që me rënien në grupin e Spanjës, kombëtarja jonë ka pasur pak fat të keq. Por, nëse nuk fitoni, ose shënoni një gol kundër Suedisë, çfarë mund të thuash e të presësh?”

Miqësia në futboll është diçka e veçantë për ish-mbrojtësin e Italisë. “Lidhja me shokët që ndryshojnë nga viti në vit është e vështirë. Kam fituar me njerëz, me të cilët në çdo trajnim isha “dhëmbë për dhëmbë”. Por miq tek Interi kam pasur. Stankoviç dhe Chivu më kanë mjaftuar për të gjithë. Vetëm në Kampionatin Botëror ishte ndryshe: ne ishim të gjithë miq, – thotë Materazzi, i cili kujton edhe momentin e tij më të keq: – Më 5 maj 2002, kur të gjithë menduam se mund të merrnim një rezultat të papritur në fillim të vitit, por vuajtëm dhe djersitëm për të”.
Një vlerësim edhe për Interin e sotëm: “Më pëlqen shumë Skriniar, po rritet. Ka cilësi të mëdha fizike, është shumë i shpejtë, shumë më i mirë se unë. Icardi? Mendoj se tifozët e Interit duhet të shikojnë golat, jo jetën private. Mendimi im për Interin pas Moratit? Unë kam qenë me fat të mjaftueshëm për të shkuar në Kinë nga “Suning”. Roma nuk u ndërtua brenda një dite dhe besoj se kinezët e dinë se çfarë po bëjnë”.

Po cilat ishin vështirësitë më të mëdha për Materazzi? Përgjigjia e tij ka lidhje me një person të dashur: “Unë jam një jetim pa nënë që kur isha 15 vjeç dhe kjo tashmë mund të jetë e mjaftueshme”.
Po idhulli i ish-mbrojtësit zikaltër? “Marco van Basten, pavarësisht se luante në një rol krejtësisht të ndryshëm. Për këtë arsye, ndoshta, unë kam bërë shumë gola. U përpoqa ta studioja dhe ta imitoja atë”, – thotë Materazzi.

Related posts

“PLESHTI” MENDON LARGIMIN NË FUND TË SEZONIT/ Klubi i Barcelonës: Nuk jemi si Ronaldo me Real Madrid…

Delo.autor

ZBARDHET E VËRTETA/ Ja 5 motivet përse MODRIC ka vendosur të qëndrojë tek REALI

Isa.Autor

Dy “gjigandët” e klasit botëror në ndjekje të portierit të Romës

Q.Autor

Leave a Comment