Futboll International

Merkato e çmendur/ Kreu i FIFA-s propozon rregulla të reja

Merkatoja e transferimeve duhet të ndryshojë sa më shpejt. Kjo është ajo që ka deklaruar presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, në një intervistë për të përditshmen italiane “Gazzetta dello Sport”.

Kreu i qeverisë së futbollit botëror e vuri në dukje domosdoshmërinë e vendosjes së rregullave të reja në këtë aspekt, duke marrë shkas nga ajo që ndodhi në vitin 2017 kur u shpenzuan shifra marramendëse në merkaton e futbollistëve, siç ishte rasti i Neymar që u ble nga PSG-ja për 222 milion euro.

“E kam nisur punën përsa i përket çështjes së merkatos dhe kam prezantuar një plan me 11 propozime. Nuk më pëlqen ajo që po shoh. Në vitin 2017, shifra e transferimeve të futbollistëve arriti në 6.4 miliard dollarë, ndërsa komisionet që përfituan agjentët e lojtarëve kapi shifrën e 500 milionë dollarëve. Shifra këto që do të ishte më mirë të shkonin te klubet e vogla”, tha më tej Infantino.

Sipas Infantinos, duhen vendosur menjëherë rregulla për transferimet dhe transparencën e pagesave të agjentëve, por edhe për imazhin e futbollit.

Infantino deklaroi se do të ishte mirë të shkurtohej periudha e merkatos verore dhe skuadrat duhet të jenë të plota në momentin që nisin kampionatet respektive.

Po kështu, ai propozoi edhe një reduktim të numrit të transferimeve në merkaton e janarit. Sipas Infantinos, ndryshimi i rregullave duhet bërë në mënyrë që futbolli të rifitojë vlerat e dikurshme, që e kanë bërë atë sportin më popullor në botë.

Related posts

Stoke City dhe Xherdan Shaqiri gjejnë trajnerin e ri

Q.Autor

Një tjetër finale Barcelona-Sevilla, klasikja e shekullit të 21-të

Q.Autor

SFIDA NDAJ PARMËS/ Pas mungesës në “Kupën e Italisë”, CR7 bën një tjetër “ndalesë”

Delo.autor

Leave a Comment