Champions League Futboll Sport

Merr formë Champions League 2018/2019, ja ekipet pjesëmarrëse…

Tani që janë mbyllur disa nga kampionatet europiane, ose të tjera janë vetëm në etapat e fundit janë përcaktuar 21 nga 32 ekipet që do të marrin pjesë në fazën me grupe të edicionit të ardhshëm të Champions League, veprimtaria më e rëndësishme në nivel klubesh…

Barcelona, Atletico Madrid, Real Madrid dhe Valencia do të jenë katër skuadrat spanjolle, ndërsa katër ekipet angleze që do të shkojnë direkt në grupe janë Manchester City, Manchester United, Liverpool dhe Tottenham. Nga Bundesliga ekipet pjesëmarrëse janë Bayern Munich, Borussia Dortmund, Hoffenheim dhe Schalke 04.

Serie A ka përcaktuar tre nga katër ekipet pjesëmarrëse në fazën me grupe: Juventus, Napoli dhe Roma, ndërsa ekipi i katërt do të përcaktohet mes Lazio dhe Inter, si rezultat i përballjes mes tyre në “Olimpico”, të dielën e ardhshme.

Paris SG do të marrë pjesë në kampione e Francës, ndërsa ende nuk janë përcaktuar dy ekipet e tjera. Kur duhet luajtur java e fundit, Monaco dhe Lyon, të pozicionuara më mirë në renditje, janë në avantazh ndaj Marseille, që gjithsesi mund të shkojë në Champions nëse fiton finalen e sotme ndaj Atletico Madrid në Europa League.

Dy ekipet e Moskës, Lokomotiv dhe CSKA, gjithashtu e kanë siguruar të drejtën për të luajtur në Ligën e Kampioneve, ashtu si portugezët e Portos, belgët e Brugges dhe ukrainasit e Shakhtar.

Dy vende mbeten për t’u përcaktuar kur të mësohen kampionët e Turqisë dhe Çekisë, ndërsa gjashtë ekipe do të vijnë nga turi paraeliminator që nis në korrik dhe mbyllet me “play off” në fund të gushtit.

Related posts

Trajneri GEGA s’ka të preferuar, gati “firoja” e radhës te PARTIZANI

Isa.Autor

Formacionet zyrtare: Inter – Crotone

Q.Autor

SHQIPËRI-POLONI/ Mungesë e mistershme, mbrojtësi kuqezi nuk është as në stol (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment