Futboll Seria A

Milan rinis merkaton, Mirabelli po bën pazar në Gjermani

Drejtori teknik i Milanit, Mirabelli po punon me shpejtësi të plotë, në mënyrë që ti dhurojë trajnerit Gattuso, lojtarët e duhur për sezonin e ardhshëm.

Kjo mendohet të jetë arsyeja e udhëtimeve të shpeshta nëpër Evropë, ku synimi është zbulimi i talenteve të reja. Udhëtimi këtë herë do të jetë në Gjermani, atje ku Milan nënshkroi me dy lojtarë verën e kaluar.

Raportohet se Mirabelli do të jetë në Gjermani për të vëzhguar talentin e Bayer Leverkusen, Julian Brandt , i cili pritet të aktivizohet në takimin miqësor të Gjermanisë ndaj Brazilit, që do të luhet të martën në mbrëmje.


Brandt shihet si një talent me perspektivë në Gjermani dhe kontrata e mesfushorit skadon në 2019 dhe besohet se Milan do të përfitojë nga marrëdhëniet pozitive që kanë me Bayer Leverkusen për të arritur një marrëveshje. Vlera e Brandt vlerësohet të jetë rreth 25-30 milion euro.


Brandt që nga viti 2014 aktivizohet me Bayern Leverkusen, ku ka zhvilluar 124 ndeshje dhe ka shënuar 14 gola. Ka luajtur me të gjitha kombëtaret e moshave të Gjermanisë, ku në vitin 2016 bëri debutimin në Kombëtaren A.

Related posts

FUNDI I EPOKËS ME KOMBËTAREN/ Takim deri në 3 të natës, ja si u zgjidh kontrata me Panuccin

Delo.autor

“Rritje page ose largohem”, Leo Mesi përballet me një problem te Barcelona

Isa.Autor

NUK NDALET ME TALENTET “KUQEZI”/ Igli Tare merr edhe një tjetër shqiptar te Lazio, ja emri (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment