Futboll Seria A

Milan vihet në gjurmët e sulmuesit të Chelsea, ëndërr apo realitet?! (FOTO)

Milan ka pasur një fushatë shumë aktive në merkaton e verës së kaluar, duke shpenzuar 200 milionë euro për blerjen e 11 futbollistëve: Antonio Donnarumma, Conti, Bonucci, Musacchio, Rodriguez, Kessie, Biglia, Calhanoglu, Borini, Silva dhe Kalinic. Megjithatë, skuadra kuqezi nuk e nisi mirë sezonin në drejtimin e Vincenzo Montella dhe mbeti larg vendeve të para. Vetëm ardhja e trajnerit të ri Gennaro Gattuso i ka rregulluar disi pozitat, por mendimi i përgjithshëm është se merkato nuk ka rezultuar e goditur…

Gjithsesi, kuqezinjtë do të vazhdojnë të kërkojnë përmirësimin e ekipit nëpërmjet merkatos së ardhshme dhe sipas asaj që shkruajnë disa gazeta në Angli, emri i tyre i preferuar është braziliani Willian i Chelsea. Faktikisht, Milan u përpoq të merrte sulmuesin Lucas Moura nga Paris SG, gjatë merkato së janarit 2018, por ai zgjodhi të shkojë te Tottenham dhe tani e gjithë vëmendja do të përqendrohet te William, i cili e ka në dyshim vendin te Chelsea në sezonin e ardhshëm. Kosto e transferimit shkon rreth 35 milionë euro.

Related posts

Neymar: Pas Botërorit nuk mund ta shihja me sy topin, e lëre më ndeshjet

Sadik.Autor

SPECIALE/ Njihuni me lojtarët që kanë triumfuar në Botëror dhe…

Sadik.Autor

Pochettino: Kane nuk ka folur me askënd për të ardhmen

Q.Autor

Leave a Comment