Moto GP Sport

MOTO GP/ Marquez: Fitore me fat, i kënaqur nga avantazhi në renditje

Marc Marquez korri në pistën e La Mansh, në Francë, fitoren e tretë radhazi në Botërorin e Moto GP, sukses që e shkëput ndjeshëm pilotin spanjoll të Honda nga rivalët, pasi tani ka 36 pikë avantazh nga ndjekësit.

Spanjolli arriti një fitore shumë më të lehtë nga sa e kishte parashikuar edhe për faktin se rivalët e tij u rrëzuan një e nga një si birila gjatë garës. “Nuk ishte një fitore e lehtë, pasi rivalët kishin një ritëm të mirë, ndërsa unë nuk kasha atë shpejtësi si gjatë provave”, tha Marquez.

M’u desh pak kohë për të arritur aty ku desha, për t’i dërguar gomat në temperaturën e duhur. Për fat, rivalët u rrëzuan dhe u eliminuan vetë nga gara, por largimi i Dovizioso nga pista m’i lehtësoi gjërat, pasi ai ishte i shpejtë. Unë nuk besoj se do t’i fitoj të gjitha garat në këtë mënyrë, por unë do të përpiqem të triumfoj kudo. Kjo fitore në Francë është e rëndësishme për renditje, por edhe për faktin se këtu gjithnjë Honda ka vuajtur, por këtë herë gjërat shkuan mirë”, u shpreh Marquez.

Related posts

DITA ZGJAT MË PAK/ Ndryshon axhenda e Kategorisë Superiore, ja kur do të luhen takimet

Delo.autor

KAMPIONI BOTËS/ Do të jetë shumë e vështirë pa atë, ishte idhulli im

Isa.Autor

BABIN NUK E PËRMEND KURRË/ Njihuni me të dashurin e nënës së Ronaldos (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment