Futboll Sport

Neymar: Kam frikë nga dëmtimi, Botërori ëndrra ime!

Neymar Junior u shpreh në një intervistë për kanalin brazilian “TV Globo” se është ndier shumë i frikësuar nga ideja se mund të mos luante në botëror, pas dëmtimit që pësoi në kavilje në muajin shkurt.

“Askush nuk është frikësuar më shumë se unë. E di që njerëzit janë nervozë, por jo më shumë se unë. Jam në ankth për t’u kthyer sa më parë. Ky është një nga momentet më të vështira që kam përjetuar, sepse jemi kaq pranë ëndrrës time, Kupës së Botës. Falë Zotit, kam një tjetër mundësi për t’u bërë kampion bote me vendim tim. Është një ëndërr që e kam patur që fëmijë, ky është objektivi im kryesor.”

Kampioni brazilian ka nisur stërvitjen me PSG-në të dielën e kaluar dhe me shumë mundësi mund të zbresë në fushë me 3 qershor, në miqësoren me Kroacinë. Brazili është shortuar në Grupin E të “Rusi 2018” së bashku me Zvicrën, Kosta Rikën dhe Serbinë.

Related posts

I JASHTËZAKONSHËM/ Edon Zhergova i mahnit të gjithë me këtë gol “alla” Messi (VIDEO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ FLAMURTARIT PËE KUPËN E SHQIPËRISË/ Pas zyrtarizimit tek Skënderbeu, nis stërvitjen mesfushori…

Delo.autor

SUPER TALENTI ITALIAN/ Mamaja e “PIRLOS së ri” gëzon tifozët e MILANIT

Isa.Autor

Leave a Comment