Futboll Kombëtarja Sport

Ofertë milionere për mesfushorin shqiptar të Kombëtares, e konfirmon presidenti

Mesfushori Kamer Qaka është një ndër emrat më të përfolur të Kombëtares shqiptare. Në Rumani, me ekipin e tij të CSM Poli lasi, po bën mjaft mirë dhe klubet rumune duan që ta marrin para se të dalë në tregun Evropian. Ai ka patur oferta dhe nga klube të ndryshme në Seria A, por dhe në Spanjë. Qaka është bërë dhe pjesë e Shqipërisë, kushton edhe më shumë, ndaj te CSM Poli Iasi kërkojnë të përfitojnë sa më shumë. Oferta e fundit që ka mbërritur në klubin rumun është ajo e CSU Craiova. Gjithçka është zyrtare dhe mësohen edhe detajet e ofertës. Për mesfushorin ofrohet shuma e 300 mijë eurove dhe Craiova është e gatshëm të paguajë edhe TVSH-në për transferimin e tij, por jo vetëm kaq. Në marrëveshjen mes klubeve ofrohet edhe një klauzolë nga e cila CSM Poli Iasi do të përfitojë 20% të shumës në rast të një transferimi tjetër të Qakës.

Më në fund, lajmi konfirmohet dhe nga presidenti Adrian Ambrose për mediat rumune. “Ne kemi marrë një ofertë për Qakën dhe do ta analizojmë atë. Nuk nxitohemi të heqim dorë, pasi është një lojtar i rëndësishëm për ne dhe shpresojmë që ta mbajmë edhe një sezon tjetër, veçanërisht edhe për shkak se ai dëshiron të luajë në Lasi. Nëse dështojmë të zgjidhim problemet financiare, atëherë mund të veprojmë këtë verë. Por ne shpresojmë të rregullojmë bilancin për të mbajtur lojtarët e rëndësishëm në ekip”, – ka thënë presidenti i CSM Poli Iasi, Adrian Ambrose.

Në të shkuarën ai ka deklaruar se Braga ka ofruar 50 mijë euro për lojtarin e tyre, por pretendohet më shumë. Ndërkohë zërat e merkatos kanë qenë të shumtë gjatë kësaj periudhe. Gimnastic Tarragona, që garon në Segunda Division në Spanjë, po e vëzhgon futbollistin e lindur në Norvegji, por ka edhe klube të tjera në gadishullin iberik që e kanë në fokusin e tyre. Girona, Las Palmas dhe Getafe janë tre klubet e përmendura. Pikëpyetje të shumta për të ardhmen e Kamer Qakës, por për mirë, pasi e ardhmja mund ta gjejë mesfushorin në nja kampionat më të fortë, ose në një ekip që në Rumani lufton për trofe, sikurse Craiova.

Related posts

NDRYSHON ORARI/ Ja kur do të luhet Partizani-Vllaznia

Delo.autor

“NUK PUNOJNË…”/ Bayern ”tallet” me defektin e rrjeteve sociale, shikoni postimin qesharak të klubit bavarez (FOTO)

Delo.autor

ÇUDIRAT NË FUTBOLLIN SHQIPTAR S’KANË FUND/ Lojtari vë duart në kokë pas pjesës së parë dhe “i fut” me birra (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment