International Të tjera

Olimpiada, preken nga virusi edhe dy sportistë zviceranë

Ka shkuar në 200 numri i personave të prekur nga virusi “norovirus”, që ka goditur që në ditët e para pjesëmarrësit në Lojërat Olimpike “Pyengchang 2018”. Por këtë herë, të prekur nga virusi janë edhe dy sportistë zviceravë të disiplinës “freestyle”, të cilët kanë patur simptomat e të vjellave, diarre dhe temperaturë. Dy sportistët janë izoluar, ndërkohë që nuk ka patur asnjë problem për pjesën tjetër të delegacionit zviceran që ndodhet në Olimpiadë.

Dy sportistët zviceranë, emrat e të cilëve nuk janë bërë me dije, janë izoluar në dhoma të veçanta në mjedisin spitalor të Fshatit Olimpik dhe i janë nënshtruar kujdesit mjekësor, pa patur asnjë kontakt me persona të tjerë. Kjo është hera e parë gjatë kësaj Olimpiade që preken nga virusi, aspak i dëmshëm për shendetin, dy sportistë, pasi deri më tani “viktima” kanë qenë punonjës sigurie dhe të mirëmbajtjes. Shefi i delegacionit zviceran tha se skuadra vijon normalisht stërvitjen dhe garat.

Related posts

E ÇUDITSHME/ Shtyn fëmijën dhe largohet, çiklisti përfundon në gjykatë (VIDEO)

Delo.autor

BËN KRAHASIMIN MES DY BOKSIERËVE/ Kalivopulli: Florian Marku bën shou, nuk do kishte histori përballë Beqirit

Delo.autor

PAS DISFATËS SË RËNDË/ McGregor kërkon një ndeshje të dytë me Khabib

Isa.Autor

Leave a Comment