Kategoria Superiore Shqipëri

Olsi Rama: Ja si u bëra pjesë e Partizanit, jam në botën time, në të sportit që më tërheq dhe më pëlqen

Drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, i ftuar në “Zona Gol”, ka treguar se si vendosi të bëhej pjesë e futbollit, pasioni për të cilin kishte filluar nga Juventusi, për të vazhduar me klubin ku tashmë është drejtues.

Pasioni i parë futbollistik

“Emocionin e parë të futbollit e kam me Juventusin, është dashuria ime e parë në futboll. Mbetet pasioni im i madh sa i përket futbollit jashtë Shqipërisë. Është një shembull për mënyrën se si administrohet futbolli, në të gjitha apsektet e punës, si në sferën sportive, ashtu edhe administrative. Ajo që i mungon Interit është drejtimi, serioziteti, planifikimi dhe punë e vazhdueshme që e ka penguar në vitet e fundit të arrijë majat e futbollit italian. E ka bërë vetëm në kohën e Murinjos që mori përsipër të bënte të gjitha detyrat e klubit”.

Pse nuk është marrë më parë me futboll

“Nuk jam marrë me futboll se nuk kam qenë i talentuar për të luajtur. Mund të isha bërë portier. Me Gaz Demin që është president i jashtëzakonshëm, nuk ka favorizime. Dy gjërat që duhet të bëjnë sportistët është punë dhe aktivizimi të vijë nga frytet e punës”.

Për mënyrën se si iu bashkua Partizanit

“E kam ndjekur Partizanin në këto vite edhe në transfertë, kam qenë pranë tij edhe falë miqësisë më Demin, Kur erdhi momenti, bëra bisedë me presidentin dhe më ofroi këtë post. Ishte kënaqësi që punoj me Partizanin, jam në botën time, në të sportit që më tërheq dhe më pëlqen”.

Për gabimet në merkato

“E vërtetë është që Partizani filloi sezonin me ca prurje nga Italia, me idenë për të rritur cilësinë. Nuk u arrit se ata nuk u ambientuan dhe përshtatën dot me kampionatin tonë, që them që është një kampionat i fortë, taktikisht i vështirë për t’u përshtatur kollaj. Kthesa me merkaton e dimrit ishte të zgjidhnim tani atë që dëshirojmë të korrim në të ardhmen, ka punë për të bërë për të arritur ku duam”.

Related posts

”KAM KONTRIBUUAR NË VITET MË TË VËSHTIRA PËR PARTIZANIN”/ Kandidat për stolin, Shehi: Ja e vërteta me të kuqtë

Delo.autor

“KAMPIONATI HOLANDEZ I PËRSHTATET MODULIT TIM”/ Flet mesfushori Mala: Ja në cilin rol e kam rendimentin më të mirë

Delo.autor

SFIDA NDAJ APOLONISË/ Trajneri Martini: Na mungon rezultati pozitiv, prandaj….

Delo.autor

Leave a Comment