Futboll Seria A

Rafinha magjeps Interin, titullar ndaj Genoas

Rafinha magjeps Interin. Mesfusori brazilian po fiton gjithnjë e më shumë terren tek zikaltërit e Spallettit edhe tani që gjëndja e tij fizike nuk është në formën maksimale, në referencë të ndërhyrjes kirurgjikale në gju, të cilit 25-vjeçari iu nënshtrua prillin e shkuar. Gjithsesi është fakt se braziliani i huazuar nga Barcelona, e ka bindur ambientin zikaltër.
Vëmendje meritojnë karakteristikat teknike të lojtarit, i cili zotëron shpejtësi, aftësi në menaxhimin e topit, pra me pak fjalë një kualitet të lartë teknik. Me Crotonen pati gjetur goditje që bëjnë jehonë, ndërkohë që në takimin me Bolonjën ndriçoi më shumë se një herë rrugën për Karamoh. Vizioni i qartë për lojën është ajo çka i nevojitet tashmë Interit për të forcuar gjithnjë e më shumë sulmin që është vërtetuar të jetë jo efiçent pa Icardin. Sidoqoftë, karakteristikat e brazilianit ishin të njohura dhe nuk vijnë si një surprizë ndaj tingëllon si diçka normale që me vazhdimin e kampionatit ecuria e mesfushorit të vijë gjithnjë e në rritje.

Për këtë arsye ai projektohet si gjithnjë e më shumë si një element protagonist për pjesën e mbetur të sezonit.Gjithsesi, e ardhmja e tij lidhet edhe me shifrat, pasi brenda datës 30 qershor Interi duhet të derdhë në llogaritë e blaugranave plot 35 milionë euro plus 3 milionë bonuse nëse do të duan të shohin lojtarin të vazhdojë të mbajë veshur fanellën e tyre. Shifra të konsiderueshme, por mbi të gjitha pengesë në këtë objektiv mund të bëhet jo vetëm fakti se një total i tillë mund të rezultonte një sakrificë për zikaltërit, por mbi të gjitha sepse në mes hyjnë edhe rregullat e fair play financiar. Interit do t’i duhet me patjetër të shohë daljen e ndonjë një lojtari të rëndësishëm për organikën, nëse kërkon të vazhdojë me Rafinhan. Në këtë kontekst të lakuarit për një largim të mundshëm janë Joao Mario dhe Kondogbia të cilët për momentin janë duke luajtur në formë huazimi te West Ham dhe Valencia.

Related posts

PRITJA E GJATË PËR KALIMIN E NEYMAR SOLLI GABIMIN FATAL/ Trajneri Valverde: S’flas më për…

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ PARTIZANIT/ Shehi: Penalltia? I thashë Xhajës me standard Champions-i e mbajte

Delo.autor

Mes Napolit dhe Inter fiton…Juventus

Q.Autor

Leave a Comment