Futboll La Liga

Real Madridi është i interesuar të nënshkruajë me yllin e United

Real Madridi ka qenë i lidhur me një lëvizje për sulmuesin e Manchester United, Marcus Rashford. 20-vjeçari ka luftuar për minuta të tëra nën drejtimin e Jose Mourinho në “Old Trafford”, ndërsa ka filluar vetëm 14 ndeshje në Premier League si titullar dhe 13 nga pankina.

Pavarësisht minutave të kufizuara në fushë, ai ka arritur të shënojë 12 gola dhe të japë gjashtë asiste në të gjitha garat. Kaq ka mjaftuar, që “Los Blancos” të bëjë një ofertë për sulmuesin e talentuar.

Sipas gazetës spanjolle “Sport”, presidenti Florentino Perez ka identifikuar Rashford si zëvendësues për Karim Benzema, i cili pritet të largohet në verë. Ky nuk është vetëm një spekulim, pasi Cristiano Ronaldo është një tifoz i madh i sulmuesit të United.

Duke folur për Rashford kohët e fundit, portugezi tha: “Ai është një lojtar shumë i mirë. Marcus ka kurajo, është i shpejtë dhe është shumë i mirë me topin. Unë mendoj që sulmuesit duhet të jenë të uritur për të shënuar dhe e shoh këtë tek ai. Mendoj se ai ka një të ardhme të madhe”.

Related posts

PARTIZANI-VLLAZNIA/ Marku: Është një ndeshje e veçantë për mua, do të jetë një duel shumë i fortë

Delo.autor

NIS AVENTURËN E RE NË KAMPIONATIN SUEDEZ/ Asani ka falenderime për të gjithë: Gjithmonë në zemrën time …

Delo.autor

REFUZON KALIMIN TEK INTER/ Nuk largohet ylli i “Topçinjëve” pasi…

Isa.Autor

Leave a Comment