Bundesliga Futboll

Rikthehet portieri i Bayern dhe Gjermanisë/ Pas 6 muaj Manuel Neuer është gati të luaj

Rikthimi i Manuel Neuer është gjithnjë e më pranë. Programi për rehabilitimin e portierit vazhdon sipas planeve. “Unë mendoj se do të jem në gjendje të stërvitem me intestitet të plot duke nisur nga java e ardhshme,” – tha portieri i Bayern Munich në një intervistë për televizionin e klubit. “E kam shumë të vështirë t’ju them se cila do të jetë data e rikthimit në fushë, por them me bindje se do të luajë ndonjë ndeshje për Bayern para fundit të sezonit dhe do të jem i gatshëm për Kupën e Botës.”

Image result for neuer

Pasi theu këmbën e majtë, Neuer nuk luan më që nga mesi i muajit shtator. Për momentin ai po punon gjashtë orë në ditë në qendrën stërvitore në “Säbener Straße”.

Portieri, i cili të martën e ardhshme do të mbushë 32 vjeç, po ndjek një terapi me ushtrime. “Ajo që po bëj është diçka shumë kërkuese dhe lodhëse. Po më shtyn në limitet njerëzore, por ishte e vetmja mënyrë për të qenë i gatshëm në muajin prill. Falënderon doktorët dhe fizioterapistët që më kanë ndihmuar. Rikthimi në fushë do të jetë një fitore personale.”

Related posts

PËRBALLJA ME SKOCINË/ Panuçi: Duka nuk më ka vendosur në presion, shpresoj që…

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Përplasja e ashpër, futbollisti i Atleticos çan vetullen! (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Akuza: Ka dështuar me Under 21, Di Biagio nuk e meriton kombëtaren

Sadik.Autor

Leave a Comment