Futboll Sport

RUSI 2018/ Sampaoli: Ja pse nuk e grumbullova Icardi-n

Jorge Sampaoli ka sugjeruar se sulmuesi i Inter Mauro Icardi nuk i përshtatet stilit të lojës së Argjentinës dhe prandaj është lënë jashtë skuadrës që do të udhëtojë në Rusi për të luajtur në Kupën e Botës.

Sampaoli zgjodhi ta injorojë Icardi-n, megjithëse kapiteni i Inter e mbylli sezonin si golashënuesi më i mirë i Serie A, dhe Sampaoli shpjegon se 23 lojtarët e zgjedhur identifikojnë më mirë stilin e lojës argjentinase.

“Këtë listë e bëmë pas shumë analizave të gjata,” shprehet trajneri.

“Lojtarët që kam zgjedhur identifikojnë më mirë stilin tonë të lojës. Për shembull, zgjodha Ansaldi-n, pasi di të luajë në të dyja krahët e mbrojtjes.

“Icardi, Perotti, Papu Gomez dhe Lautaro Martinez nuk do të vijnë në Rusi me ne, or ata mbeten lojtarë të mirë, që mund të ishin në sulmin tonë.

“Gjithashtu është edhe Benedetto, i cili na ndihmoi të kualifikoheshim dhe për momentin është i dëmtuar.”

Related posts

PRITI DY PENALLTI ME MAN.CITYN/ Ja çfarë i NDODH në fund PORTIERIT kosovar (VIDEO)

Isa.Autor

A DO TË KTHEHET NEYMAR TEK BARCELONA? Babai i tij godet fort me përgjigjen… (FOTO)

Delo.autor

Brighton-C. Palace do të jetë një ndeshje historike për futbollin anglez

Q.Autor

Leave a Comment