Sulmohet me thikë trajneri i Vllaznisë Ernest Gjoka. Mësohet se një person i maskuar me kapuç ka tentuar ta godiste.
Fatmirësisht, trajneri Gjoka iu shmnag sulmit dhe nuk ka marr asnjë dëmtim. Ky është rasti i dytë që Ernest Gjoka është sulmuar.
Ngjarja ka ndodhur në fushën sportive “Reshit Rusi” në Shkodër në fund të stërvitjes.
/AlpeNews.al/