Kombëtarja Shqipëri

Shqipëria U19 mund edhe Greqinë, me Panuçin në tribunë

Shqipëria U19 nuk di të ndalet, pasi sot ka mundur 2-0 përfaqësuesen e Greqisë U19 në turneun “Roma Caput Mundi” që po zhvillohet në Itali. Golat për kombëtaren e të vegjëlve u shënuan nga Samuel Nezha dhe Patrik Pasha. Formacioni që u hodh në fushë nga Bogdani, përbëhej nga: Ismajlgeci, Isufi, Syla, Nezha, Gkertos, Pasha, Lekaj, Pellumbi, Koci, Halili dhe Tafa.

I pranishëm në këtë takim, ishte edhe tekniku i kombëtares A, Kristian Panuçi, i cili ka menduar të vëzhgojë edhe talentet e U19 për të monitoruar emra të cilët ai i sheh se kanë të ardhme në përfaqësueset kuqezi.

Ditën e djeshme, ekipi i drejtuar nga Erjon Bogdani, ka shkatërruar Maltën me rezultatin e thellë 5-1. Ndërsa pasnesër, kuqezinjtë do të luajnë  përballë ekipit italian C.R Lacio, ndërsa në datën 23, do të luhet finalja e këtij turneu që po zhvillohet në Itali. Shqipëria U19 është fituese në fuqi e turneut, pasi triumfoi në edicionin e një viti më parë.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Lojtari i Kombëtares ndryshon skuadër, transferohet në kampionatin sllovak

Delo.autor

VDEKJA E MESFUSHORIT SHQIPTAR/ Flet babai: Nuk e di çfarë ndodhi, UNË dhe GRUAJA…

Isa.Autor

HUMBJA NDAJ POLONISË/ Reja: Tifozë të tillë rrallë i gjen në Europë, Luajtëm si të barabartë…

Delo.autor

Leave a Comment