Futboll Sport

Sidrit Guri në Belgjikë, zyrtarizohet kontrata për tri vite: Kampionati belg perfekti për mua!

Sindrit Guri ka arritur një marrëveshje me klubin belg të Ostendes. Është vetë klubi nga Belgjika që lajmëron se sulmuesi i Kukësit do të firmosë për 3 vite, dhe nesër do të udhëtojë për në Ostende për testet mjekësore.

Sulmuesi shkodran vlerësohet me fjalë të mira në Belgjikë, dhe e shquajnë për 20 golat këtë sezon, në 35 takime. Drejtori sportiv i Ostendes, Hugo Broos, e ka ndjekur Live disa herë, po ashtu si edhe trajneri i ri i Ostendes, Gert Berheien, dhe cilësitë e tij e kanë bindur.

“Është një sulmues i madh dhe i fortë, dhe me një nuhatje të mirë për golin. Jemi absolutisht shumë të lumtur që Guri zgjodhi ekipin tonë, një lojtar të cilin e donim patjetër, dhe jam i bindur se do bëjë mirë në Belgjikë.” – deklaroi drejtori sportiv.

Edhe presidenti Peter Kalant, është i kënaqur me sulmuesin e ri: “Ai ka shumë ego të tregojë veten në një arenë të huaj, dhe është një lojtar me ADN-në që na duhet neve, i ri, me ambicie dhe me dëshirë për të mësuar. Ky është transferimi ynë i parë dhe shpresojmë të ketë edhe të tjerë.”

Ndërkohë, vetë Guri shprehet: “Dua të ndërtoj një karrierë të qëndrueshme dhe kampionati belg është perfekt për mua. Kishte interes edhe nga klube të tjera, por Ostende tregoi seriozitet duke më kërkuar me ngulm. Kam ardhur të tregoj vlerat e mia, dhe jam i lumtur që Ostende është klubi im i parë jashtë vendit.”

Related posts

Hamilton “thumbon” Vettel/ Ferrari ende më i shpejtë, por pilotët e saj gabojnë shumë

Isa.Autor

Anglezi Oliver nxori me të kuq Bufonin, por 4 vite më parë fali portierin e Sitit (VIDEO)

Sadik.Autor

U DËMTUA NË KOKË/ Sulmuesi i Marseille vendosi… “kapele” noti! (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment