Futboll Sport

Xhaka e Mustafi mund të largohen nga Arsenali?

Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka nuk e kanë të sigurt nëse do të jenë pjesë e Arsenalit edhe në edicionin e ardhshëm.
Dy shqiptarët, siç raportojnë mediat në Angli të mërkurën, nuk kanë arsyetuar pritshmëritë, dhe gjasat janë të mëdha që gjatë verës të përfshihen në listën e lojtarëve që do të jenë në shitje.

Mustafi i kushtoi Arsenalit 41 milionë euro, kurse Xhaka 45 milionë. Por, pas këtij edicioni të vlerësuar jo të mirë për dy futbollistët shqiptarë, vlera e tyre në treg ka rënë.

“Arsenali këtë verë do ta rishikojë ekipin dhe vetëm dy vjet pas transferimit të tyre, Mustafi dhe Xhaka nuk janë në plane për të ardhmen”, shkruan “standard.co.uk”.

Si Mustafi ashtu edhe Xhaka me Arsenalin kanë kontratë deri në vitin 2021.

Mustafi ka shënuar tre gola dhe ka asistuar një herë në 24 paraqitje në Premier League këtë sezon, kurse Xhaka në 33 paraqitje ka shënuar një gol dhe ka asistuar pesë herë.

Sido që të jetë, e ardhmja e tyre në Emirates do të varet edhe nga ardhja e trajnerit të ri, nëse do t’i pëlqejë dy shqiptarët apo do të preferojë dy lojtarë me tipare tjera.

Related posts

PAS FITORES NDAJ SASSUOLOS/ Conte nuk i mban më nervat: Mezi presin të na hedhin baltë dhe…

Delo.autor

E KRYER/ Conte merr dashurinë e vjetër, tifozët e Interit kundër “Plakushit”

Delo.autor

“NUK KAM FRIKË PËR TË ARDHMEN E KËTIJ SPORTI”/ Presidenti Ceferin: Koronavirusi nuk është apokalips!

Delo.autor

Leave a Comment