Futboll La Liga

Zyrtare: Blerja e re e Barcelonës e zgjedh numrin e fanellës

Lojtar si Fernando Cuoto, Carles Puyol, Yaya Toure, Sergi Roberto dhe Andres Iniesta, e kanë veshur fanellën me numrin 24 në të kaluarën në “Camp Nou”.

Barcelona ka njoftuar në uebsajtin e vet zyrtar se blerja më e re, Yerry Mina, do ta veshë fanellën me nurmin 24, e cila më së fundmi është veshur nga mbrojtësi Jeremy Mathieu, i cili është transferuar në Sporting Lisbon gjatë verës së kaluar, transmeton Express.

Kolumbiani, i cili ende është duke pritur që transferimi i tij në Barcelonë t’i zyrtarizohet, do ta veshë fanellën me numrin që dikur e kanë bartur lojtarë të mëdhenj në këtë klub.

Lojtar si Fernando Cuoto, Carles Puyol, Yaya Toure, Sergi Roberto dhe Andres Iniesta, e kanë veshur fanellën me numrin 24 në të kaluarën në “Camp Nou”.

Barcelona pritet ta pranojë transferimin e Minas para ndeshjes me Real Betisin. Mina është stërvitur me ekipin e parë që disa ditë. Duke qenë se Javier Mascherano është i lënduar, Mina mund të udhëtojë në Sevilla për ndeshjen e fundjavës. /Express/

Related posts

JUVENTUS-GENOA/ Bonucci zhbllokon sfidën, por një gol i çuditshëm i prish festën “Zonjës” (VIDEO)

Delo.autor

NDIZET ALARMI PAS DISFATËS NDAJ VERONËS/ Sarri: Nëse nuk nisim të bëjmë pis bluzën…

Delo.autor

DOPIETË SPEKTAKOLARE NË PREMIER/ Shikoni dy supergolat e ish-sulmuesit të Milanit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment