Futboll Seria A

ZYRTARE: Ish-ylli i Milanit dhe Interit bëhet me skuadër të re

Deportivo La Coruna e ka transferuar edhe zyrtarisht ish-mesfushorin e Interit dhe Milanit, Sulley Muntarin, deri në fund të këtij sezoni.

Lajmi është bërë i ditur nga Deportivo përmes një komunikate në uebsajtin e saj, transmeton Express.

Muntari është transferuar te klubi spanjoll si transfer i lirë, pasi kishte mbetur pa klub që prej largimit nga Pescara verën e kaluar.

Mesfushori 33-vjeçar ribashkohet kështu me Clarence Seedorfin, me të cilën ka luajtur futboll dhe është trajnuar në Milan nga 2012 deri më 2014.

Related posts

I KUNDËRPËRGJIGJET FRANK LAMPARD/ Klopp: Duhet të mësojë diçka… (VIDEO)

Delo.autor

Efekti “RONALDO”/ Tregu italian i aksioneve në bursë bie NDJESHËM, ai i Juventusit…

Isa.Autor

Pakënaqësitë e ​Mourinhos, tronditet United

Q.Autor

Leave a Comment