Futboll Sport

ZYRTARE/ Erald Çinari i jep lamtumirën Vllaznisë, drejt Spanjës nëpërmjet Kroacisë sezonin e ardhshëm

Ishte lajmëruar prej disa javësh, por tashmë e ka zyrtarizuar dhe vetë lojtari. Erald Çinari nuk do të jetë më pjesë e Vllaznisë sezonin e ardhshëm. 21-vjeçari ka firmosur një kontratë për 3 sezone me Deportivo Alavesh në Spanjë. Por, sezonin e ardhshëm Çinari do të aktivizohet te Istria në Kroaci në formë huazimi, ndoshta si një mënyrë për të fituar më shumë përvojë e të jetë i gatshëm më pas për kampionatin spanjoll.

Lojtari nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka falenderuar klubin e Vllaznisë për atë që i ka dhënë në karrierën e tij si dhe tifozët për mbështetjen e dhuruar keto vite. Statusi mbyllet me një urim për klubin shkodran për t’u rikthyer sa më shpejt aty ku i takon.

 

Related posts

OPINION JOSE MOURINHO/ E ardhmja e Anglisë e ndritur, sa shumë potencial në Katar

Delo.autor

RIKTHEHET NË KAFAZ MCGREGOR/ Zbulon datën dhe vendin e ndeshjes së ardhshme (FOTO)

Delo.autor

E VEÇANTË/ KOMBËTARJA nuk shkon vetëm në Izrael, kuqezinjtë “përforcohen” për supersfidën e sotme

Isa.Autor

Leave a Comment