Futboll Sport

Rusia jashtë Botërorit/ Zbulohet lëvizja e Vladimir Putinit pas ndeshjes me Kroacinë

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin i ka ftuar futbollistët rusë dhe menaxherin e tyre Stanislav Cherchesov në Kremlin për të diskutuar performancën e tyre në ndeshjet e Kupës së Botës, ku ekipi arriti çerekfinalen, por jo gjysmëfinalen.

“Putini e telefonoi Cherchesov të shtunën për t’i uruar atij dhe ekipit fat përpara ndeshjes,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskov, raportoi TASS.

“Ata patën një bisedë telefonike përsëri pas ndeshjes, ku Putin e ka lavdëruar ekipin për performancën e tyre të bukur në ndeshjen historike kundër Kroacisë. Presidenti e ka ftuar menaxherin e ekipit dhe lojtarët të marrin pjesë në një takim të dedikuar rezultateve në Kupën e Botës”, shtoi ai.

Kroacia është skuadra gjysmëfinaliste e fundit që siguroi kualifikimin falë 11-metërshave. Koha e rregull u mbyll në barazim 1-1, teksa Çerishev dhe Kramariç shënuan respektivisht.

Ndëshja iu drejtua minutave shtesë, ku Vida gjeti golin e avantazhit. U mendua se kroatët kualifikoheshin falë këtij goli, por jo, Fernandes me kokë në minutën e 115-të shënoi golin e 2-2, që bëri që skuadrat t’iu drejtoheshin penalltive. Smolov dhe Fernandes ishin lojtarët që gabuan nga pika e bardhë, ndërsa për kroatët gaboi Kovaçiç.

Related posts

“NUK NA JANË BLLOKUAR KËMBËT”/ Muller e merr me ironi: Kush e di sa kundërshtarë do të kemi nervozuar…

Delo.autor

MERKATOJA E JANARIT/ Guardiola: Jam i detyruar ta bëj një gjë të tillë, s’kam alternativë tjetër

Delo.autor

​Vendim i papritur i Realit, shet Benzeman

Delo.autor

Leave a Comment