Futboll Sport

Besnikëri e përjetshme apo lamtumirë, mesazhi i Benzema bën Napolin të ëndërrojë

Në epokën e rrjeteve sociale, mjafton shumë pak për të lëshuar një mesazh të bujshëm. Por kur fjalët janë me kuptim të dyfishtë, atëherë gjithëkush mund të interpretojë atë që preferon. Është pikërisht ajo që ka ndodhur me Karim Benzema, që në llogarinë e tij në “Twitter” ka falenderuar ekipin e tij aktual, Real Madrid, pa motivuar më tej mesazhin e tij omazh për “Los Blancos”. “Nëntë vite më parë mbaja veshur këtë fanellë për herë të parë te Real. Faleminderit presidentit, klubit, futbollistëve dhe trajnerëve që kam takuar. Jam krenar që mbroj këto ngjyra dhe do t’i jem gjithmonë mirënjohës Realit”, ishte mesazhi i publikuar nga Benzema.

Një mesazh që ka nxitur edhe më shumë aludimet për një largim të mundshëm të francezit nga Real Madrid, për tu afruar me Napolin, destinacionin e tij të mundshëm. Pikërisht pas asaj deklarate “dashurie të përjetshme”, në fakt mund të fshihet edhe lamtumira me Real Madrid. Në gjurmët e sulmuesit francez prej kohësh është vendosur Napoli. Një hipotezë e konfirmuar edhe nga disa thashetheme për një udhëtim të Ancelottit në Madrid, për të folur pikërisht me sulmuesin e Real dhe për të kuptuar marzhet e një manovre, me qëllim veshjen e fanellës së kaltër për sezonin e ardhshëm.

Gjithçka supozohet të ketë ndodhur javën e kaluar, por nga Spanja nuk mbërrijnë konfirmime dhe për momentin e vetmja gjë e sigurtë janë fjalët e ëmbla të Benzema ndaj Real Madrid. Fjalë lamtumire? Te Napoli tashmë besojnë shumë. një mesazh që ka ndezur fantazinë dhe entuziazmin e tifozëve të Napolit. Në fakt janë të shumtë mesazhet dhe komentet në rrjetet sociale në lidhje me Benzema, dhe që të gjithë me të njëjtën përmbajtje: “Mirë se vjen në Itali”, “Napoli po të pret”. Një sulm i vertetë për profilin e futbollistit shumë të kërkuar nga trajneri Carlo Ancelotti. Ëndrra e vërtetë e kaltër e kësaj merkato vere.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Conte si… “Big Brother”, kontrollon ushtrimet e lojtarëve dhe komunikon nga izolimi

Delo.autor

Adidas bën 30% ulje fanellës së Gjermanisë pas eliminimit

Sadik.Autor

Nissu Cauti frymëzimi ideal i Perusë për të gjetur suksesin në “Rusi 2018” (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment