Futboll Seria A Sport

Agnelli fluturon drejt Greqisë; a do të takohet me Cristiano Ronaldon?!

Një rrugë e pazakontë, nga Pisa në Khalamata, në periferi të Peloponezit. Në ndjekje të atij njeriu, i cili po ndez ëndrrat më të paimagjinueshme të tifozëve të vërtetë bardhezinj. Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, u ngrit këtë mëngjes në një fluturim privat, duke u nisur nga aeroporti toskan dhe shkuar në qytetin grek.

Bashkë me të edhe Deniz Akalin, por ky është një tjetër detaj, që gudulis orekset e njerëzve bardhezinj: në Navarino-n fqinje, në një vendpushim luksoz, është shtëpia e Cristiano Ronaldo, tani më afër “Zonjës së Vjetër”. Për të dokumentuar udhëtimin, një fotografi e bërë nga një mjek i aeroportit.

Ende nuk dihet nëse Agnelli, drejtori i operacionit të madh, së bashku me drejtorin sportiv, Beppe Marotta, do të takohen me kampionin portugez, por koincidenca mbetet. Dhe orët e ardhshme do të na tregojnë diçka më shumë: a do të dalë tym i bardhë, apo ishte një udhëtim pune.

Negociatat mes palëve janë tashmë të njohura, edhe kontaktet, duke filluar nga përshëndetja telefonike midis CR7 dhe Massimiliano Allegrit. Ditën e sotme, Jorge Mendes, agjenti i lojtarit, do të takohet me udhëheqësit e Real Madridit për të thyer “bllokimin” dhe pastaj transferimi vendimtar.

Related posts

RASTI KULMINAT/ Cuculi i sinqertë: Arbitri gaboi, e preka topin me dorë dhe ishte penallti

Isa.Autor

E PABESUESHME/ Newcastle bën një blerje rekord, ja çfarë ngjashmërie me filmin “Goal” (FOTO)

Delo.autor

“REAGOJMË ME VONESË PAS GOLIT TË PËSUAR”/ Flet trajneri Shkëmbi pas barazimit: Sulmuesit e Teutës duhet të shënojnë, por duhen…

Delo.autor

Leave a Comment