Futboll Seria A Sport

SHIFRAT E FRIKSHME/ Ja sa ka kushtuar në total transferimi i Ronaldos te Juventusi

Real i Madridit më në fund e ka pranuar ofertën e Juventusit për Cristiano Ronaldon, i cili për katër sezonet e ardhshme do të veshë fanellën bardhezi, shkruan Syri.net.

Operacioni transferimit të portugezit në Torino përllogaritet afërsisht 400 milion euro, që është më i shtrenjti i të gjithë kohërave në Itali. Reali do të përfitojë 105 milion euro nga kartoni i tij, ndërsa agjentët kanë pjesën e tyre, e cila mund të jetë rreth 20-30 milion ero apo edhe pak më shumë.

Përsa i përket Ronaldos, ai do të paguhet 30 milion euro neto. Ndërsa paga e tij bruto thuhet se është 60 milion euro (gjysma e rrogës bruto shkon për taksat) që për katër vjet bardhezinjtë do të shpenzojnë 240 milion euro.

Pra, “operacioni Ronaldo” përllogaritet se mund të ketë kushtuar rreth 400 milion euro.

Related posts

KF TIRANA “SHPËRTHEN” NË MERKATO/ 10 afrime për titullin kampion

F.autor

Spalletti karikon Interin: Duhet të vendosni zemrën, nuk ka më kohë

Sadik.Autor

LIVE/ Teuta-Kukësi: Rexhinaldo fantastik, super gol për avantazhin e Kukësit në Durrës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment