Futboll Seria A Sport

Ryan Giggs: Ju tregoj arsyen përse Ronaldo iku nga Reali, shkaku është Messi…

Legjenda e Manchester United, Ryan Giggs ka folur për transferimin e Ronaldos në Juventus. Ai mendon se Ronaldo është transferuar në Juventus, vetëm që të jetë akoma më i mirë se Leo Messi dhe të shkëlqejë edhe më shumë.

“Unë jam i befasuar që ai po largohet nga Real Madridi dhe po shkon në Itali,” tha Giggs për ITV. “Ai është i fiksuar për të qenë më i mirë se Messi. Ai e ka atë tani. E ka bërë në Angli, e kam bërë në Spanjë, do ta bëjë në Itali. Kështu që ndoshta do të jetë argumenti i tij kur ai pyet veten: ‘A jam më mirë se Messi?’, përfundoi Giggs.

Kujtojmë që ditën e djeshme Juventusi zyrtarizoi transferimin e Ronaldos që kushtoi rreth 117 milionë euro.

Related posts

I HABIT TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Mbrojtësi Chiellini: Objektivi jonë i momentit është të sigurojmë një vend në…

Delo.autor

ZHGËNJEN “LOS BLANCOS”/ Surpriza e La Liga-s e mposht dhe e kap në krye

Delo.autor

Shokohen fansat e Juventusit! Ja fanella e re e Dybalas

Sadik.Autor

Leave a Comment