Futboll Sport

E kërkon Evertoni, agjenti i Yerry Mina zbulon destinacionin e ri

Agjenti i Yerry Mina ka thënë se mbrojtësi i Barcelonës nuk ka rënë dakord për të nënshkruar me Evertonin. Mina arriti në “Camp Nou” vetëm në janar, por pavarësisht se tregoi aftësinë e tij për Kolumbinë në Kupën e Botës, është sugjeruar që lojtari mund të largohet nga gjigandët katalanas për shkak të numrit të lartë të lojtarëve jo-evropianë në skuadrën e tyre.

“Nuk është e vërtetë që Yerry ka nënshkruar për Evertonin. Për Yerry ka shumë skuadra që kanë interes për të, por para se të mendojmë për këtë, ne duhet të dimë se çfarë planifikon Barcelona të bëjë. Kur të dëgjojmë gjera te reja nga klubi, ne do të marrim një vendim”.-tha agjenti dhe xhaxhai i Yerry, Jair Mina.

Mina bëri gjashtë paraqitje për Barcelonën gjatë gjysmës së dytë të sezonit të kaluar, duke ndihmuar skuadrën e tij të fitoj kampionatin dhe Kupën e Mbretit.

Related posts

SHKËLQEN NË TURQI/ Ndihmoi skuadrën të fitojë me përmbysje, sulmuesi Ekuban në formacionin e javës (FOTO)

Delo.autor

Starton e vërteta për ANÇELOTTIN, për 5 ditë Napoli do luajë dy superndeshje

Isa.Autor

Allegri: Unë e di si mposhtet Interi, ne shkojmë në “San Siro” për …

Sadik.Autor

Leave a Comment