Futboll Sport

Festa e trajnerit të Kroacisë pas ndeshjes po bën xhiron e botës (VIDEO)

Kroacia ia ka dalë të kualifikohet në finalen e Kupës së Botës, teksa ka mundur 2-1 në shtesë Anglinë.

Pas ndeshjes, festa ka qenë madhështore aq sa lojtarët dhe stafi nuk kanë ditur se çtë bënin nga gëzimi.

Mbrojtësi Simo Vrsaljko ka menduar që të festojë në mënyrën e tij me trajnerin Zlatko Daliç.

Festa e tij ishte mjaft e veçantë, me një përqafim që u kthye në kapje mundjeje duke përplasur përtokë trajnerin dhe duke festuar sipër tij.

Pamjet kanë pushtuar me shpejtësi rrjetet sociale, pasi është cilësuar si një nga festimet më të veçanta të këtij Botërori.

Related posts

BARAZIM ME GOLA/ Milan ndal Juventus dhe ndajnë pikët në “Alianz Stadium”

Delo.autor

VLLAZNIA E VOLEJBOLLIT FEMRA NË EKRANIN E RTSH SHKODRA/ Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes dy palëve për transmetimin…

Delo.autor

​Manchester United heq dorë nga Griezmann, bën gjithçka për yllin e Realit

Q.Autor

Leave a Comment