Sport

Serena Williams kalon me lehtësi në finalen e Wimbledon, sfidon Kerber

Një orë e dymbëdhjetë minuta i kanë mjaftuar tenistes amerikane Serena Willimas për të siguruar një vend në finalen e Wimbledon.

Numri 181 i botës ka mundur me lehtësi Gjermanen Georges, numri 13 i renditjes botërore. Amerikanes, në fakt, i kanë mjaftuar dy sete për të fituar ndeshjen.

Seti i parë është mbyllur me rezultatin 6-2, ndërsa i dyti ka qenë pak më i luftuar, me gjermanen që ka arritur të fitojë dy lojë më shumë, por që është mundur në fund 6-4.

Në finalen e ditës së shtunë, Williams do të përballet me gjermanen tjetër, Angelique Kerber, e cila mban vendin e dhjetë në renditjen botërore dhe qW ka mundur letonezen Ostapenko në gjysmëfinale me rezultatin 2-0 (6-3, 6-3).

Related posts

BRIGHTON-MANCHESTER CITY/ Drithëruese gara për titull, shënohen dy gola të shpejtë (VIDEO)

Delo.autor

VAZHDON REVOLUCIONI NGA “THEMELET”/ Ronaldo “zgjedh” pasardhësin e Allegrit trajnerin…

Delo.autor

Tjetër largim nga Chelsea, kampioni i botës drejt Atletico Madrid

Isa.Autor

Leave a Comment