Futboll Premier League Sport

E RRALLË/ Antonio Conte u pushua me vetëm 52 fjalë, Chelsea e bën “baltë”

Antonio Conte u pushua me vetëm 52 fjalë nga Chelsea dhe në komunikatën klubit anglez, ku njoftohej largimi nga drejtimi i skuadrës i trajnerit italian mungonin fjalët falenderuese për Conten. Një tregues i qartë ky se raportet mes presidentit Abramovich dhe ish teknikut të Juventusit kishin arritur në pikën zero.

Edhe pse Chelsea kishte vendosur ta largonte, Conte për faktin se ishte ende nën kontratë si një profesionist i vërtetë e drejtoi skuadrën gjatë seancave të para stërvitore të sezonit të ri, por sjellja e klubit kundrejt trajnerit që i udhëhoqi Blutë e Londrës drejt titullit kampion në Angli që në sezonin e tij të parë duke vendosur dhe një rekord fitoresh radhazi në kampionat plot 13 të tilla, lë shumë për të dëshiruar.

Një njoftim shumë i shkurtër i Chelsea-it në faqen zyrtare për përfundimin e bashkëpunimit me Conten me vetëm 52 fjalë dhe mbi të gjithë asnjë falenderim për tenikun që fitoi gjithashtu edhe një FA Cup gjatë periudhës dy-vjeçare që drejtoi Blutë e Londrës. Antonio Conte do të pasohet nga një tjetër italian në stolin e Chelsea-it, pikërisht nga ish trajneri i Napolit Maurizio Sarri.

Related posts

Partizani nis planin për sezonin e ri, “demat” kërkojnë ish-trajnerin e Luftëtarit

Sadik.Autor

“RILIND” LUFTËTARI/ Flet zëvendës trajneri Kristidhi pas fitores: Kam derdhur djersën për fanellën…

Delo.autor

NEYMAR I MUNGON MSN/ Por a do ta rikthejë Barça?

Isa.Autor

Leave a Comment