Futboll Premier League Sport

Chelsea sërish “Made in Italy”, kontratë 2-vjeçare me Maurizio Sarri

Pak orë pas shkarkimit të Antonio Conte si trajner i Chelsea ka mbërritur lajmi se Maurizio Sarri do të jetë trajneri i ri i “bluve të Londrës”. Ai ka mbërritur sot në kryeqytetin britanik për të firmosur kontratën dhe pritet që brenda pak orësh të bëhet zyrtarizimi i tij. Në detyrën e zv.trajnerit ai do të ketë një tjetër personalitet të futbollit italian, që vite më parë ka luajtur me Chelsea, Gianfranco Zola. Marrëveshja është arritur, duke i dhënë fund kështu një telenovele që ka nisur dy muaj më parë.

Sarri, ish-trajneri i Napolit, do të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare me Chelsea, me opsionin për të firmosur edhe për një sezon të tretë. Vazhdon kështu dashuria e presidentit rus të Chelsea, Roman Abramovich me trajnerët italianë, pasi Sarri është trajneri i radhës i një serie të gjatë trajnerësh që vijnë nga gadishulli i Apenineve (Vialli, Ranieri, Ancelotti, Di Matteto e Conte). Prezantimi i trajnerit të ri pritet të bëhet ditën e hënë, pas përfundimit të Botërorit.

 

Related posts

PAMJET/ “Magji” nga goditja e dënimit, futbollisti shqiptar mahnit me supergolin në Europa Ligë

F.autor

NJË LOJË E LUFTUAR MES DY EKIPEVE/ Kukësi dhe Teuta e mbyllin në “paqe” aktin e parë

Delo.autor

ICARDI UDHËTON NË BARCELONË/ Gjen një pretekst për të mos luajtur me Interin

Delo.autor

Leave a Comment