Futboll Sport

ZYRTARE/ Maurizio Sarri trajneri i ri i Chelsea për 3 vitet e ardhshme (VIDEO)

Tani gjithçka është zyrtare: Maurizio Sarri lirohet nga Napoli dhe është trajneri i ri i Chelsea. Pasi nënshkroi një kontratë tre-vjeçare me Blues, trajneri toskan është shprehur i lumtur, deklaratë e publikuar në faqen zyrtare të klubit anglez: ” Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Chelsea dhe e Premier League. Është një aventurë emocionuese në karrierën time, mezi po pres që të fillojë punën dhe të takoj lojtarët të hënën para se të udhëtojmë në Australi, ku unë mund të njohë më mirë ekipin. Shpresoj që me Chelsea të arrijmë të bëjmë një futboll të bukur dhe në fund të arrijmë të fitojmë trofe, pasi ky klub i meriton dhe sigurisht duhet që të fitojmë për tifozët. ”

Njëkohësisht, pas shkëputjes së kontratës, nëpërmjet Twitter ka ardhur edhe përshëndetja e Napolit: “Falënderojmë Maurizio Sarri për punën e bërë gjatë 3 viteve të fundit. Një punë që ka lejuar rritjen dhe vlerësimin e lojtarëve të Napolit duke i konfirmuar ata si lojtarët profesionistë dhe arritjen e një cilësie të një loje që është vlerësuar në të gjithë botën. Dëshirojmë që Maurizio të gjejë, kudo që shkon, atë ngrohtësi, nderim dhe konsideratë që i gjithë qytetit i Napoli-t ja ka dhënë. Paç fat Maurizio “..

Related posts

U TRANSFERUA TEK INTER KËTË VERË/ Lukaku “pozon” për kritikët, ka një koment për ta (FOTO)

Delo.autor

“SILLNI STILIN TUAJ PERSONAL MOS…”/ Trajneri i Leverkusenit i këshillon të rinjtë: Mos u bëni si Guardiola e Kloppi

Delo.autor

STATISTIKAT NË BAZË TË PARAQITJEVE/ Ja kush është lideri që udhëheq Juventusin

Delo.autor

Leave a Comment